.
×

Bëhet gaz i botës, pasi vodhi lule nga varret (Video)



Një grua e panjohur, është parë duke vjedhur lule nga një varr në Ontario të Kanadasë. Me të futur lulet në kuti, ajo ikën me shpejtësi.

 

Kjo ngjarje u zbulua pasi Marg Allerston-Medeiros kishte vënë kamerë, për të parë se kush po ia vidhte lulet nga varri nënës.

“Më brengoste fakti që po mungojnë lulet. Mendoja se është ndonjë i marrë apo ndonjë fëmijë i llastuar”, ka thënë Marg, pasi e ka parë se kush po vjedhë lule, transmeton Telegrafi.

E, gruaja që ka vjedh lulet është “popullarizuar” pasi video e postuar në YouTube, është parë mbi një milion herë.

Policia është njoftuar me rastin dhe është vënë në kërkim të kësaj gruaje.