.
×

Bëhen bashkë të gjithë deputetët shqiptarë të Kuvendit, përveç atyre të Vetëvnedosjes!



 

Botapress, 8 Mars –

Kryetari i Kuvendit, kryeministri i Kosovës, zëvendësministra dhe ministra, deputetë të Kuvendit të Kosovës janë paraqitur në seancë të veshur ndryshe. Ata kanë veshur bluzat me luledielli, bluza këto që janë pjesë e fushatës “Ti je një luledielli”. Kjo fushatë senzibilizuese ka filluar për të ndihmuar fëmijët e sëmurë, ndërsa çmimi i saj është 20 euro.

 

Në hapje të seancës së sotme, Kryeparlamentari Veseli sqaroi para deputëteve dhe qytetarëve për veshjen e bluzave me këtë mbishkrim.

 

“Të nderuar deputetë, të nderuar qytetarë të Republikës së Kosovës. Siç mund ta shihni, sot jemi veshur ndryshe nga ditët e zakonshme. Secili prej deputetëve ka një bluzë me një luledielli e cila simbolizon fushatën e nisur nga organizata “Ti je një luleduielli” që udhëhiqet nga Albana Osmani, të cilën sot e kemi këtu dhe e falënderojmë për këtë iniciativë humane e cila ka për qëllim ndihmën e fëmijëve të Kosovës që vuajnë nga sëmundjet e gjakut, leukemia dhe kanceri”, tha kryeparlamentari Veseli.

 

Para nisjes së seancës, të gjithë deputetët bënë një foto të përbashkët në mbështetje të kësaj fushate, ndërsa të vetmit deputetë që nuk pranuan të dalin në këtë fotografi ishin ata të krahut të Albin Kurtit në Vetëvendosje.