.
×

Bëhen bashkë AAK e NISMA?



Aleancës për Ardhmërinë e Kosovë dhe Nismës për Kosovën iu ka mbetur një miqësi e mirë prej kohës kur ishte formuar blloku opozitar LAN, të cilin e braktisi Lidhja Demokratike e Kosovës.

Ramush Haradinaj së fundi është parë duke komunikuar shpesh me Fatmir Limjan dhe deputetët e tij të Nismës, Jakup Krasniqin e Zafir Berishën, raporton Gazeta Tribuna.

Se a do të ketë lëvizje anëtarësh nga njëri tek tjetri subjekt politik mbetet të shihet, por ajo që lë të kuptohet në këtë kohë është që këto dy subjekte kanë përafruar forcat.