.
×

‘Befason’ Kadri Veseli: Po, taksa ndaj Serbisë mund të ndryshohet, por vetëm në këtë situatë



Kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli, ka deklaruar se ishte ai që i kishte kryeministrit Ramush Haradinaj se taksa ndaj mallrave serbe duhet të jetë 100 për qind dhe jo që të bëhen eksperimente me masa më të vogla.Në Rubikon të KTV-së, Veseli ka thënë se nga ky vendim s’ka prapa dhe se çdo vendim i ri do të jetë varësisht prej sjelljeve të Serbisë.

“Nuk do të tërhiqet taksa në mënyrë jo të dinjitetshme, qysh të sillet Serbia me neve ashtu do të sillemi ne. Bashkimi Evropian duhet t’i trajtojë të dyja palët njëjtë, mos të na bëjë presion vetëm neve”, ka thënë ai. “E kam diskutuar me kryeministrin, i kam thënë kryeministër e ki bërë planin, nuk ka kthim prapa. Po të them, reciprocitet, Serbia nuk na njeh, nuk e njohim, nuk na njeh mallrat, nuk ua njohim, kjo mund të shkojë edhe në 200%. Politikat bllokuese nuk kanë racionalitet, Serbia i kishte vazhduar një kohë të gjatë, nuk i respektonte qytetarët, mallrat, energjinë, çështjen e dokumentacionet, ishte një logjikë e bllokadave dhe përveç të gjitha këtyre edhe në anëtarësimin nëpër organizata”, ka thënë Veseli.

Veseli ka thënë se taksa nuk do të hiqet dhe se Serbia duhet të reflektojë e të respektojë Kosovën.Sipas kryetarit të Kuvendit të Kosovës, roli i presidentit Hashim Thaçi në dialogun me Serbinë, është rol kushtetues.Në Rubikon të KTV-së, ai ka thënë se Thaçi do të vazhdojë bashkë me Ekipi Negociator të Kuvendit për të arritur një marrëveshje me Serbinë.

“Roli i presidentit Thaçi është rol kushtetues. Z. Thaçi do të vazhdojë së bashku me delegacionin, çdo marrëveshje do të shkojë në Kuvend, bashkë do të vendosim”, ka thënë ai.E opozita, sipas Veselit, nuk po tregohet serioze dhe se “për shkak të inateve të brendshme po e dëmton Kosovën.”

Sipas tij, është presidenti Thaçi ai që luftoi kundër serbëve dhe nuk mund të pritet prej tij një marrëveshje e cila do të ndante vendin.Janë partitë opozitare ato që i frikësohen Serbisë, sipas Veselit.“Frikësohen emrin si t’ia dëgjojnë”, ka thënë ai.Kryeparlamentari Kadri Veseli ka thënë se nuk ka asnjë ndërlidhje letra e presidentit Donald Trump me votimin e Rezolutës në Kuvend.Ai tha se gjatë vizitës që kishte në Shtetet e Bashkuara kishte dërguar mesazhin për votimin e ushtrisë dhe rezolutën bashkë me Ekipin Negociator.

“Vizitën që e kam pasur në Shtetet e Bashkuara me të gjitha vizitat që i kam pasur, presidenti amerikan ka qenë i njoftuar me të gjitha zhvillimet. I kam njoftuar atje se menjëherë në ditën e nesërme mund të votohet edhe ekipi për delegacion, pra, presidenti amerikan, Trump ka qenë në dijeni për këto”, ka thënë Veseli.Kryetari i PDK-së nuk dha ndonjë përgjigje konkrete nëse letra e presidentit amerikan drejtuar presidentit Thaçi është pranuar me datën 14 dhjetor dhe nëse po, pse nuk u publikua po atë ditë.“Nuk jam zëdhënës i Shtëpisë së Bardhë, pyeteni Shtëpinë e Bardhë. Ajo është letër autentike e presidentit amerikan”, ka thënë ai.Kryeparlamentari Kadri Veseli ka ironizuar me qëndrimet e opozitës për mosbashkëpunim me pushtetin në dialogun me Serbinë.

Ai ka thënë se nuk mund të ketë një marrëveshje të fshehtë Thaçi – Vuçiq me idenë për korrigjim kufijsh. Madje, sipas tij, ky është një qëndrim i përhapur nga “shpëtimtarët e kombit” duke iu referuar partive opozitare, LDK e VV.Ai ka thënë, opozita me deklarimet e tyre po i frikëson njerëzit duke ngjallur perceptimin se koalicioni qeverisës po synon shkatërrimin e vendit.Veseli theksoi se për kundërshtar e llogarit vetëm Serbinë dhe presidentin Aleksandar Vuçiq.“Unë tradhtar, presidenti tradhtar e Avdullah Hoti shpëtimtar, Albin Kurti shpëtimtar. Nuk shkon kështu, hajde të bëhemi bashkë. Duhet t’i bashkohet dialogut, unë do t’u bëj ftesë publike çdo të hënë në orën 10”, ka thënë ai.Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, ka thënë se është befasuar nga qëndrimi i Lidhjes Demokratike të Kosovës për dialogun me Serbinë.

Në Rubikon të KTV-së, Veseli ka thënë se nuk e kupton pse LDK-ja nuk ka pranuar të jetë në Ekipin Negociator të votuar javën e shkuar.“Hera e parë në tre dekada që Kosova s’pranon të ketë dialog”, ka thënë ai. “Më shumë më befason LDK-ja, që ka pas një traditë të procesit dialogues dhe të ketë frustrim, edhe nëse ka bazë hidhërimin për bashkëpunimin trevjeçar, nuk e ka moralitetin e duhur sjellja e tillë”.Duke folur për letrën e presidentit amerikan Donald Trump drejt atij kosovar, Hashim Thaçi, për mbështetjen për dialogun,

Veseli ka thënë se “letra dëshmoi se Kosova është shtet i pavarur” dhe se nuk është pak që Amerika po përcjell me vëmendje këtë situatë.Ka kritikuar opozitën për mosbashkëpunim teksa ka ftuar sërish që të bashkohen në dialog.“Logjika që kur jam unë keq është Kosova, kur unë s’jam në pushtet le të kallet Kosova, nuk është mentalitet që duhet t’i takojë dy partive tradicionale siç janë PDK-ja dhe LDK-ja”, ka thënë ai./kohanet