.
×

Befason Haradinaj, tregon se a do të kandidojë sërish për kryeminstër



Ramush Haradinaj pas mbledhjes së mbajtur me Kryesinë e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës njoftoi edhe zyrtarisht dorëheqjen e tij nga pozita e kryeministrit të vendit.Megjithatë, Ramush Haradinaj duke folur pas mbledhje së kryesisë së AAK-së, ka potencuar se ai beson në pafajësinë e tij.

Ai gjithashtu ka treguar se kur do që të mbahen zgjedhjet e jashtëzakonshme, ai do të jetë pjesë e tyre.

“Unë do të kërkojë votë nga sovrani, do të jem pjesë e garës, ku do të garojë me platformën time dhe i kërkojë Presidentit që të shpall zgjedhjet e parakohshme, ku do të vendosë sovrani”, tha Haradinaj.Duke folur mbi ftesën që ka marrë nga Gjykata Speciale Haradinaj konfirmoi se këtë ftesë e ka pranuar sot dhe është i ftuar në cilësinë e të dyshuarit.

“Tash jam kryeministër në dorëheqje, kuptohet unë kam qenë dy herë në Gjykata ndërkombëtare, e çmoj pafajësinë time. Sot e kam marrë këtë vendim. Ftesa është e konfirmuar sot”, ka thënë Haradinaj para medieve.

Duke folur mbi atë se a janë qëndrimet politike faktor që quan në dorëheqjen e ti, Haradinaj theksoi se qëndrimet e tij kanë qenë të qarta për çdo ngjarje në Kosovë.“Nuk e di qëndrimet politike të mia janë të qarta. Kosova nuk e pranon dot si çmim ndarjen dhe ndarjen e Kosovës por as një Asociacion me kompetenca ekzekutive sepse e bie Rusinë. Kosova është e gatshme për dialog me Serbinë.

Çdo gjë do ta kryej si obligim. Askush nuk do ta nënshtrojë Kosovë”, ka thënë tutje ai.

Ndërsa Haradinaj po ashtu bërë të ditur se për këtë vendim të tij do të i njoftoj edhe liderët e vendit dhe partnerët e Koalicionit, teksa shtoi që vendi tani duhet të shkojë në zgjedhje.

“Tash do të informojë zyrtarisht partnerët. Ose sot ose të hënën do të i dërgojë shkresat. Presidenti i ka kompetencat e veta Unë i kom kërkuar presidentit që vendi të shkojë në zgjedhje. Do të garojë në të ardhmen dhje do ta respektojë verdiktin e shtetit.