.
×

Befason Guardiola: City ekip më i dobët se Milan apo Juventus



Menaxheri i Manchester City, Pep Guardiola ka thnë se nuk e sheh ekipin e tij si favorit për Ligën e Kampionëve, pasi që ata nuk kanë histori më të mirë se Milani apo Juventusi.
Kampionët anglez ishte vënë bast se do të jetë favorit për ta fituar këtë trofe këtë sezon, por ata mezi arritën fitore kundër Hoffenheim mbrëmë.

“Skuadrat janë shumë të fuqishme, shumë të mira”, tha Guardiola pas ndeshjes në konferencë për shtyp.

“E kam ditur. Jam përpjekur që t’ju them lojtarëve këtë edhe kundër Lyonit se do të jetë vështirë. Ne nuk kemi histori në këtë garë”.

“Për mua do të ishte befasi kur City do ta fitonte. Më pëlqen kur thoni, faleminderit, por kjo nuk është e vërtetë”.

“Ne jemi në një nivel me të gjitha skuadrat, jemi me hapa pas në histori me Liverpoolin, skuadrat spanjolle, Milanin, Juventusin…Këtë e besoj unë”.

“Ne kemi vetëm një gjysmëfinale, një çerekfinale. Hap pas hapi, të jemi të përmbajtur dhe ti analizojmë kundërshtarët. Ne do të përpiqemi që të arrim në çerekfinale dhe ky do të ishte sukses për Cityn”.