.
×

Befason aktorja turke, uron Ramazanin në gjuhën shqipe



“Bahar” i serialit “Beni Affet” po “familjarizohet” me shqiptarët kështu duke uruar çdo festë edhe në gjuhën shqipe.

Ashtu sikurse veproi vitin e kaluar edhe këtë vit nuk i ka harruar fansat shqiptarë me rastin e muajit të Ramazanit.

Në fakt, Gaye Turgut i ka uruar mirëseardhje muajt të madhërishëm edhe në gjuhën shqipe.
“Mirë se vjen Ramazan”, ka shkruar ndër të tjerash aktorja në llogarinë personale në Instagram, shkruan telegrafi.

Ndryshe, projekti filmik u bë “sebep” për fejesën e aktores dhe Deniz Evinit, i njohur si “Ymytit”, të cilët kanë paralajmëruar se do të kurorëzojnë lidhjen e tyre me martesë.

Theksojmë se aktorët për asnjë moment nuk i kanë fshehur romancat e tyre duke sjell imazhe të ndryshme në rrjetet sociale nga jeta private.

Ata janë ende pjesë e serialit që ende është duke u transmetuar në televizione dhe konsiderohet si një ndër më jetëgjatët.