.
×

Bedri Istrefi zgjidhet kryeshef ekzekutiv i Telekomit të Kosovës



Bordi i Drejtorëve i Telekomit të Kosovës Sh.A., në mbledhjen e fundit, unanimisht ka vendosur që për pozitën e kryeshefit ekzekutiv të Telekomit të Kosovës të zgjidhet Bedri Istrefi.

Kjo përzgjedhje është bërë pas një procesi shumë transparent, të udhëhequr nga Komisioni i caktuar nga Bordi i Drejtorëve të Telekomit të Kosovës Sh. A. dhe në përputhje të plotë me Ligjin për Ndërmarrjet Publike.

Fillimisht, ky Komision ka përzgjedhur kandidatët në listën e ngushtë dhe pas intervistimit të tyre ka ardhur në përfundim se kandidati që mori më së shumti pikë nga paneli intervistues për pozitën e kryeshefit ekzekutiv është Bedri Istrefi.