.
×

BB8: Xhensila bast me Kikën për Fatjonin



Xhensila, Kika, Fatjoni, Maria, Tea, Kreshniku janë në sallon.

Xhensila i bën një pyetje Kikës “nëse të gjitha femrat që janë brenda në shtëpinë e Big Brother do gjuanin Fatjonin, ti ca benë”?

Banorët që ndodhen aty qeshin me pyetjen e Xhensilës, ndërsa Kika i përgjigjet Xhensilës duke thënë që Fatjoni ka thënë që ka ardhur vetëm dhe do dal vetëm.

Xhensila dëgjon gjithë kërshëri Kikën dhe thotë që kështu kanë thënë edhe të tjerë.

Fatjoni që gjendet aty aprovon atë çka thotë Kika, ai shprehet: “po e drejtë kështu kam thënë”.

Xhensila shprehet duke thënë: “unë jam shumë e bindur që Fatjoni do lidhet ku brenda” dhe Tea është i këtij mendimi që Fatjoni do lidhet.

Kika shprehet flasim pas tre muajve Xhensila.

Xhensila i thotë Kikës: “e vëmë një bast që Fatjoni do lidhet”.

Kika dhe Xhensila vënë bastin, me drekë peshku.

Deri atëherë kjo gjë mbetet për t’u parë, se kush do e fitoj bastin Kika apo Xhensila?!
Lexo më shumë në: http://www.gazetaexpress.com/roze/bb8-xhensila-bast-me-kiken-per-fatjonin-88115/?utm_source=referral&utm_medium=web&utm_campaign=copyright