.
×

Bayerni ‘kampion’ i ri i Bundesligës



Bayern Munich është shumë pranë titullit të tretë më radhë të Bundesligës.

Bayern Munich ka shënuar fitore minimale përballë Hertha Berlinit 1:0, për t’iu afruar kështu maksimalisht titullit të Bundesligës.

Golin e vetëm të fitores e realizoi bastian Schweinsteiger në minutën e 80 të takimit.

Pas kësaj fitoreje Bayern e përforcon pozitën e parë me 76 pikë, 15 më shumë se sa Wolfsburg ën vendin e dytë kur kanë mbetur edhe katër ndeshje deri në fund.

Nëse Wolfsburg humb ose barazon nesër, atëherë Bayerni edhe matematikisht është kampion i ri i Bundesligës.