[responsive-menu menu="logged-in-menu"]

Baton Haxhiu: Kurti nga opozita do të shikon si formohet qeveria e re dhe si hiqet taksa



Formimi i Qeverisë të re dhe heqja e taksës 100%, janë dy proceset të cilat publicistit, Baton Haxhiu thotë se Albin Kurti do t’i shikoje nga pozita e opozitarit teksa realizohen.Haxhiu e ka cilësuar kryeministrin në largim si njeri arrogant e me krenari të tepruar.

Këto komente ai bëri teksa u pyet për rrëzimin e Qeverisë Kurti, ku theksoi se pati paralajmëruar se jeta e kësaj qeverie do të jetë-shkurtër, pikërisht për shkak sjelljeve të kryeministrit.

“Unë besoj që Albin Kurti do të jetë në opozitë dhe do t’i shikoj dy procese që do të ndodhin, formimin e një qeverie të re dhe dy, heqjen e taksës 100, të dy këto gjëra me lehtësi dhe arrogancë dhe me ndërgjegje të munguar të një lideri dhe një me krenari të panevojshme të një njeriu që udhëheq një shteti të periferisë të botës me 2 milionë banorë që t’i kundërvihet panatyrshme një gjëje e cila është e vogël me marrëdhënie politike”, tha Haxhiu

Menu Title