.
×

Baton Haxhiu: Edi Ramës i mungon një grua. Apeli: “I dashur Edi, gratë nuk janë të lira në PS”



Kur ka ardhur Edi Rama në krye të vendit gjeja e pare që kam shenjuar në boten e tij politike ka qenë beteja pë r kuoten e femres. Kam besuar fort se femrat në garen diskriminuese pë r politike, nuk do të jete një gare ku ato do të gjejne një vend , por do të ketë një hapesirë të mjaftueshme që ato të tregojne se janë më të zonja se burrat. Një shoqeri maskiliste politike, shpeshherë e shë mtuar me korrupsion dhe me ambicie të papermajtura, ka berë që femrat shqiptare në të gjitha statistikat dhe sondazhet jane si mos me keq.

Disa ditë para se të behet publike, nëse jo sot, kandidatura pë r kryetar bashkie të Tiranës, Edi Rama dhe Lulezim Basha e kanë një detyrë morale dhe fisnike para vetes: Të emërojnë femra për kandidate për kryeqytetin e shqiptarëve.

Kjo detyrë nuk është vetëm garë politike, por në vete ka edhe një garë humane politike, shoqërore dhe antikorruptive.

Është humane sepse gara ndërmjet meshkujve gjithmonë ka qenë e vrazhdë, është e vrazhdë, dhe për një kohë të gjatë do të jetë ë tillë – e vrazhdë dhe pa shije.

Është antikorruptive sepse gara e mëshkujve ka gjuhën e vrazhdësisë, ka akuza për korupcion, akuza për bythlëpirje, akuza për nënshtrim ndaj liderit dhe qindra fjali që i shërbejnë vazhdimit të konfliktualitetit shqiptar.

Për herë të parë mund ta humanizojmë kryeqytetin shqiptar me një garë ku femrat do të linin gjurmët humane të betejës për kryeqytet.

Pse një femër në kryeqytet?

Statistikat janë shumë diskriminuese ndaj femrës.

Nga numri i banoreve të pë rgjithshem 52% jane femra. 15-20 % janë aktive dhe punojne, kurse pjesa tjetë r ë shtë e ndikuar, gojë mbyllur dhe e paaftë pë r të gjykuar pë r jetë n e tyre sociale dhe politike.

Dominimi i burrit e ka bë rë atë të varur dhe politika sociale nuk ka hyrë fare në ringjalljen e femres pë r faktorizim. Kjo ndodh edhe pë r një arsye tjetë r: Femra duke qenë e tillë ë shtë e kontrolluar. Pra edhe vota e saj ë shtë totalisht në n kontrollin e bashkshortit

Edhe pse e kemi pasur një grua në krye të Parlamentit dhe kemi tri femra ministre, sot gratë tona, në shumicë , s’i shërbejnë Shqipërisë për asgjë tjetër të dobishme, përveç bërjes së fëmijëve; ato shihen vetëm si sjellëse kënaqësie, njëlloj si të jenë një vegël muzikore, apo një bizhuteri.

Por Edi Rama dhe Lulezim Basha duhet ta kenë të qartë se ato janë gjysma, në mos edhe më shumë se gjysma e populates se Shqipërisë.

T’i ndalosh ato që të kontribuojnë me përpjekjet e tyre për mbajtjen dhe përmirësimin e jetës së të tjerëve, do të thotë të shkelësh rregullat elementare të bashkëpunimit për të mirën publike, Ndaj dhe vendi ynë, Shqipëria, i ngjan një trupi gjysëm të paralizuar.

E pra, gratë s’janë më të pakta se burrat përsa i takon aftësive intelektuale apo fizike. Edhe sot gratë në fshat merren me punët e bujqësisë dhe me tregti.

Arsyeja përse tek ne gratë mënjanohen dhe diskriminohen në këtë mënyrë është ideja e mbizotëruar se ato janë krejtësisht injorante, të pazonjat të kuptojnë se ç’është e drejta dhe detyra, ç’të sjell mirë e ç’të bën keq.

Nga kjo pozitë e grave rrjedhin shumë të këqija, e para ndër të cilat është edukimi i keq i fëmijëve.

Vetëm duke i çliruar gratë , duke i futur ato në garë, shoqëria shqiptare do të ketë mundësi të jetë e lirë, sepse një shoqëri mund të quhet e lirë vetëm atëherë kur të gjithë anëtarët e saj janë të lirë.

Kë të stad të larte të mungeses së femrë s në jetë n publike e ka Maqedonia, Kosova, Shqipëria dhe Serbia.

Duke qenë se vetem 550 mijë meshkuj në Shqipëri jane të aftë për punë dhe kryesisht, pjesa më e madhe e tyre ë shtë e punë suar në shtet, kjo ë shtë arsyeja kryesore që edhe pë r një kohe të gjate nuk do të kete pike kritike (revolucionare) kundë r qeverive.

Edi Rama e ka lë vruar shpesh temën e femrës. Jo si dëshirë por si bindje. Sidoqoftë, kësaj teme në të vërtetë ai s’po i kthehet më, sepse po ia kushton gjithë energjitë e promovimit të ideve të reja, që kanë të bëjnë me temën e vendit dhe të lirisë, pra, e thënë ndryshe, me temën e patriotizmit dhe të liberalizmit.

Pra në rastin e Ramës, si dhe të tjerëve pas tij, duhet thënë se nëse s’ndryshojnë mendim tani, e sigurtë është se nuk po ndryshojnë për shkak të prioriteteve(!) Shqipëria mban peshën e joharmonisë gjinore.

Një gjë ëshët e sigurt se shoqëria shqiptare është e zymtë sepse gratë janë jashtë vendimmarrjes. Gati gjysma e tyre nuk marrin pjesë në jetën shoqë rore.

Duke ia kujtuar Kryemnistrit thënjen e tij se, vetëm duke i çliruar gratë, shoqëria shqiptare do të ketë mundësi të jetë e lirë, sepse një shoqëri mund të quhet e lirë vetëm atëherë kur të gjithë anëtarët e saj janë të lirë.

Gratë tona, i dashur Rame nuk janë të lira në shoqrinë shqiptare. Nuk janë të lira as në partinë tuaj socialiste.

Ky ëshët momenti për një grua në krye të Tiaranës. Për të treguar se shoqria po bën një hap drejt ekuilibrit të vendimmarrjes.