Basri Sejdiu, tashmë i shkarkuar nga detyra e drejtorit të SHSKUK’së, është deklaruar rreth këtij shkarkimi për të cilin thotë se nuk ka qenë i paralajmëruar se Bordi Drejtues i Shërbimit Spitalor dhe Klinik Universitar të Kosovës, do të marrë një vendim të tillë.
Në një intervistë për RTV Dukagjinin, Sejdiu tutje ka shtuar se Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, nuk ka qenë në dijeni në lidhje me këtë vendim të Bordit për shkarkimin e tij nga pozita e drejtorit të SHSKUK’së.
“Një telefonatë që kam bërë me ministrinë ai më tha se nuk ka qenë në dijeni në lidhje me këtë vendim të Bordit”, ka thënë Sejdiu.
Arsyet e largimit të tij nga pozita e drejtorit të SHSKUK’së, Sejdiu i ka quajtur qesharake, pasi që sipas tij, është shkarkuar nga një Bord joprofesional që ka punuar pak dhe nuk ka pasur kourum.
“Arsyet janë qesharake pasi që një Bord joprofesional, i cili ka punuar pak dhe nuk ka një performancë për vete, nuk qëndron asnjë pikë, pasi që nuk kanë bërë ndonjë paralajmërim dhe nuk ka pasur kourum”, ka përfunduar Sejdiu.