.
×

Basri Menxhiqi: Mos luani me ndjenjat e qytetarëve!



Të nderuar politikanë, posaçërisht ju të nominuar për kryeminister. Për hirë të atyre që dhanë jetën për Kosovën, për hirë të atyre fëmijëve që baballaret e tyre u flijuan për këtë vend, për hirë të familjarëve të tyre, për hirë të atyre që i lanë fëmijet në djep dhe ja kthyen shpinen për të luftuar për Kosovën, për hirë të atyre që trupin e kanë me plumba, për hirë të atyre që kanë shkuar me mall për ta parë Kosovën e lirë, për hirë të atyre që janë kalbur në burgjet serbe vetem se kanë kerkuar që Kosova të jetë e pavarur, për hirë të atyre që kur ka hy NATO në Kosovë kanë qajtë nga gëzimi, për hirë të mërgimtarëve tanë që nuk kursyen asgjë për Kosovën, ju lutem mos premtoni atë që nuk mundeni ta realizoni, ju lutem të keni mëshirë, boll ke më!

20 vite deri tash, kush kishte menduar qeë mbasë 20 viteve në Kosovë qytetarët jetojnë vetem për egzistencë, kush kishte menduar që mbasë 20 viteve çdo të rinj dhe te reja e presin me pa durim ta leshojnë Kosoven, kush kishte menduar qe mbasë 20 viteve ne Kosovë mos te kemi as ujë për te pirë etj., këtë e keni bërë ju tē dashur politikanë, atëherë unë ju lutem shumë që të mos premtoni atë qe nuk mundeni ta realizoni, dëshira ime është që të fiton ai që punon si per shtëpinë e vet!