.
×

Bashkim Ndrecaj e Remzi Shala, dëshmitarët e privimit të jetës së Komandant Drinit, a do të dëshmojnë në Speciale?



Botapress, 15 Mars – Bashkim Ndrecaj e Remzi Shala janë ish-pjestarë të UÇK-së. Ata ndër të tjerash njihen si dëshmitarët kryesorë të procesit gjyqësor për zbardhjen e vrasjes së Ekrem Rexhës, komandant Drinit, shkruan Botapress.  Ndrecaj dhe Shala në një intervist të gjatë për Bota sot, më vitin 2002 kanë folur me emra të veçantë për të dyshuarit në rastin Drini.

Ata kanë dëshmuar në një proces gjyqësor nga një panel ndërkombëtar me në krye gjykatësin Derek Helmken në Gjykatën e Qarkut në Prizren, më 24 mars 2003. Në baz të dëshmive të tyre Gjukata e dëni Sali Veselin me dhjetë vjet heqje lirie, vendim ky i cili një vit më vonë nga Gjykata Supreme e Kosovës, e udhëhequr nga gjykatës ndërkombëtar, ishte hedhur poshtë duke shpallur si të pafajshëm gjeneral Veselin.

Më shumë se një dekadë e gjysmë pas këtij procesi gjyqësor, Bashkim Ndrecaj e Remzi Shala janë ftuar nga Gjykata Speciale si dëshmitarë të akuzuar. Megjithëse nuk dihet se për çfarë akuzash bëhet fjalë, ata nuk besohet se do të jenë dëshmitarë për vrasjen e Komandant Drinit – Ekrem Rexhës, i cili u vra më 8 maj të vitit 2000 fare pranë shtëpisë së tij në Prizren.

Remzi Shala tashmë i është larguar drejtësisë ndërkombëtare dhe nuk ka shprehur gatishmërinë që të dëshmojë në Gjykatën Speciale. Ndërkaq Bashkim Ndrecaj tashmë e ka pranuar ftesën dhe se ka shprehur gatishmërinë që të dëshmojë në Speciale.

I kontaktuar nga Botapress, Bashkim Ndrecaj ka ritheksuar se do t’i përgjigjet drejtësisë ndërkombëtare dhe se në fillim të majit të këtij viti do të udhëtojë për në Hagë. Ndrecaj ka thënë për Botapress se megjithëse është i gatshëm të dëshmojë përsëri për rastin Drini, ai dyshon se Specialja do ta hapë përsëri këtë rast. Ndrecaj thotë se ftesa nga Haga ka ardhë për një rast tjetër për çka do të dëshmojë pafajësinë në Hagë shkruan Botapress.