[responsive-menu menu="logged-in-menu"]

Bashkëshortja shkruan fjalë prekëse për Qerim Kelmendin



Arjeta Kelmendi, bashkëshortja e ish-pjesëtarit të UÇK’së, Qerim Kelmendit, i cili ishte gjetur pa shenja jete dhe i djegur në veturën e tij në shkurt të këtij viti, e ka përkujtuar burrin e saj përmes një postimi në rrjete sociale.

Ajo ka publikuar një fotografi nga varri i Qerimit, sipër së cilës ka shkruar disa fjalë prekëse për të.

“Ditët po ikin, e malli po shtohet. Gjithmonë në zemrën time”, ka shkruar ajo sipër fotos.

Ndryshe, trupi i Qerim Kelmendit, ishte gjetur pa shenja jete dhe i djegur në veturën e tij në shkurt të këtij viti në fshatin Zahaq të Pejës. Për vrasjen e tij, familjarët e kanë drejtuar gishtin nga shërbimet sekrete serbe. Deri tash, nuk ka asnjë të arrestuar për këtë rast.

Menu Title