.
×

Bashkëpartiaku i Shpendit zgjedhet udhëheqës i personelit



Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, e ka “rehatuar” në institucionin që e drejton Avni Zukën, me të cilin kishin nisur rrugëtimin politik në Frymën e Re të Kosovës (FER) dhe pas shuarjes së aktiviteteve politike të kësaj të fundit bashkërisht i ishin bashkuar Lëvizjes “Vetëvendosje”.

Zuka, më 17 mars 2015, është emëruar udhëheqës i personelit në Komunën e Prishtinës, sipas rezultatit final të konkursit të shpallur. Sipas rezultateve të konkursit, Zuka kishte fituar 74.5 pikë, duke u renditur në krye të listës së kandidatëve për nga numri i pikëve të fituara.

 Para se të zgjidhet Zuka në këtë pozitë, udhëheqëse e personelit në Komunë të Prishtinës ka qenë Teuta Rugova, bashkëshortja e zyrtarit të LDK-së, Naser Rugova.

Avni Zuka, i cili do të udhëheqë me gjithë stafin e Komunës së Prishtinës, thotë për “Zërin” se nuk ka ndikuar afërsia që ka me kryetarin që të punësohet në Komunë