.
×

Bardhyli uron Halilin: T`rrosh për me shpalue…Kosovari im – Halil Matoshi!



Një ditë, artistëve dhe skulptorëve – në një konkurrim publik, do t’u përshkruaj se çfarë statuje duhet t`shkrijnë në bronz – me vetem dy fjali:

– “Lypset statuja e një Kosovari t`kalitur e formësuar, nga t`bërat e guxhumarëve të Qeverive 100 vjeçare t`Serbisë dhe nga të bërat e të pa bërat e guxhumarëve të Qeverive 100 vjeçare të Shqipërisë”!

 

Vetëm kaq, mjafton që skulptori t’bëjë punën!

Jam qysh sot i sigurt, se tek t`gjithë, rezultati do t`jetë përafërsisht i njëjtë:

– Kosovari, që ti aq bukur përshkruan, aq bukur e përthekon në shkrime, dhe aq shumë e përfaqëson!

 

Aty, do t`gjejë shumë vend, hija, or-a dhe mendësia e Kosovarit, që ti me aq pasion, tash e pothuaj 30 vite,

e ndanë me ne…!

 

Shëndet, lumturi familjare dhe t`rrosh për me shpalue…Kosovari im!