.
×

Bardhyl Meta: Ua tregoj të vërtetën pse dështuan bisedimet me AAK-në?!



Rreth spekulimit se marrëveshja mes LDK-së dhe PDK-së, ishte arritur më herët!

Në disa media, po spekulohet me shumë fantazi dhe përkushtim se marrëveshja mes LDK-së dhe PDK-së, ishte arritur – një apo dy jave, para se të bëhej publike.
Ajo që dua të them, është se kjo gjetje, është thjesht një e pavërtetë e madhe!
Unë, personalisht, kam pas kontakte intensive, të drejtpërdrejta dhe të shpeshta –me disa nga personalitetet kyçe të AAK-së, gjithherë me qëllim të arritjes së pajtimit rreth modifikimit të marrëveshjes, konform rrethanave të krijuara pas vendimit të përbashkët të VLAN – për të lëshuar pe në pozitën e kryeparlamentarit.

Ne si LDK, kërkuam nga partnerët tanë të LVAN, krejtësisht hapur, sinqerisht, dhe besojë me shumë bazë e përgjegjësi politike e shtet-ndërtuese, që pas vendimit të përbashkët të Koalicionit që t’heqim dorë nga posti i Kryeparlamentarit – t’i besohet LDK-ës, që të marr përgjegjësinë e postit të Kryeministrit në Koalicionit LVAN.

Përpjekjet tona si parti, edhe ato të miat, kanë vazhduar deri në minutën e fundit…!
Bukfalisht, deri në minutën e fundit!
– Pra kanë vazhduar, edhe pas deklaratave të padenja, fyese dhe përçarëse (16.11.2014) nga protagonist të caktuar të AAK-ës – në adresë të LDK-ës dhe të liderit të saj, z. Isa Mustafa.
– Me gjasë, në atë kohë, AAK tashmë ishte në bisedime, apo përpjekje për përafrim dhe marrëveshje me PDK-në: kështu, s’po konstatojë unë sot – por të tilla, të drejtpërdrejta e transparente, ishin edhe deklaratat e tyre (AAK) publike…

Megjithatë, kolegët dhe unë, kemi vazhduar edhe më tutje me përpjekjet tona të gjithanshme – si mbështetje e takimeve shumë intensive me z. Ramush Haradinaj – që po bënte Lideri i Nismas, z. Fatmir Limaj, si dhe Lideri i LVV-së, z. Kurti.

Përveç tyre, kam pas, sikur edhe kolegët e mijë në LDK, edhe apele publike që si LVAN, përtej hireve dhe ambicieve personale, t’shkojmë bashkërisht tutje, mbi bazën e parimeve qeverisëse dhe të kauzës së shënjuar qytetare…

Unë, sado që se kam pëlqyer dhe kuptuar, kam gjithsesi respekt, për vendimin e fundit të AAK-së, si dhe për udhëheqësit e saj përgjithësisht.
Do ta kultivojë gjithherë me respekt miqësinë, sikur edhe bashkëpunimin kolegial me ta…

Ndërkohë që besoj, se duhet të respektohet nga të gjithë – edhe vendimi i LDK-ës, që ajo dhe 30 deputetet e saj, s’mund të ishin dhe pranonin rolin e thjeshtë, të një makinerie votuese të ç’veshur nga çdo përgjegjësi lidershipi në koalicionin LVAN, dhe rrjedhimisht po kërkonin – si LDK dhe struktura krejtësisht hapur, sinqertë, dhe besojë me shumë bazë, me shumë kompetencë dhe përgjegjësi, politike e shtet-ndërtuese, që pas vendimit të përbashkët të Koalicionit, që t’heqim dorë nga posti i Kryeparlamentarit – t’i besohet LDK-ës, që të marr përgjegjësinë kryesore institucionale të kauzës, atë që mbart posti i Kryeministrit. Post, që e kishin mbart deri sot, 14 vite pas luftës, gjithherë figura tjera, por asnjëherë personalitete të LDK-ës…

Ashti siç dihet, përgjigja nga AAK ishte negative.
Dhe rrjedhimisht, marrëveshjet që pasuan, janë thjeshtë rrjedhojë e situatës së krijuar nga mungesa e reflektimit, karshi kërkesës së bazuar të LDK-ës – dhe jo vetëm të LDK-ës…!

Me respekt,
Bardhyl Meta