.
×

Bardhyl Meta ka një pergjigje për Konjufcën: Mos u shkarravit Glauk!



Botapress 20 Gusht – Një intervistë e fundit televizive e Glauk Konjufces ka zgjuar tensione dhe reagime në taborrin politik te LDK-së shkruan Botapress. Një reagim të tillë me shumë si analize e ka bërë sot edhe Bardhyl Meta ish-deputet I LDK se

Meta në një postim të tij në Facebook ka shkruar,: Komentet, Analizat dhe Ultimatumet e Glaukut – rreth koalicionit, LDK-VV?

Dhjetëra e dhjetëra miq, pas dy paraqitjeve të fundit të Glaukut (të VV-së) në TV, po me shtrojnë pyetje dhe dilemat të tyre, nëse Glauku është vërtet për një koalicion me LDK-ne, Partinë më të madhe në vend, apo mos angazhimi i tij publik, është pikërisht për të kundërtën – për mos afrimin e këtyre dy subjekteve në koalicion – para apo pas zgjedhore?

Dhe dilema, nga këndvështrimi im, është vërtetë e bazuar… ?!

Përveç që, përgjithësisht, është e pandershme të merresh me organizimin, strukturat dhe politikat kadrovike të akëcilës parti – nga pozita dhe qasja prej partisë tjetër, në këtë rast VV-iste – ndërhyrjet e tilla të Glaukut, se kush duhet të jetë nga LDK, kandidat për Kryeministër e kush jo, kush tjetër bënë dhe kush s’bën, kush do të duhej të ishte Kryeparlamentarë etj, etj – janë akte që minojnë cilëndo formë bashkëpunimi e përafrimi rreth një programi qeverisës, sikurse janë edhe akte, që venë në dyshim dhe krijojnë dilema të mëdha, nëse VV është vërtet e maturuar, sa të bashkë qeveriset me te?

Të mos flas, më tutje, për axhamillëqet tjera të dala nga goja e Glaukut në dy paraqitjet e tij në TV me temë “Koalicioni i presypozuar dhe besa edhe dëshiruar, LDK-VV” – siç ishin konstatimet e tij, se LDK qenke shumë heterogjene, me divergjenca të mëdha për brenda etj, etj… por, pa harruar edhe “Ultimatumet” e tij prej tinejxheri, se nëse s’përgjigjen deri më 23 Gusht, 27 Gusht apo si ishin ato belbëzimet improvizuese, atëherë VV do të bëjë namin… (Me gjasë shkarravitet, si zakonisht)?!

Ajo që dua të them, gjithherë nga këndvështrimi im, është se për koalicion e bashkëpunim në Qeverisjen e vendit, sikurse edhe për dakordim rreth programit të detajuar qeverisës dhe për përgjigje të unifikuara të koalicionit eventual LDK-VV – në përballjet me sfidat e shtet ndërtimit, ato kombëtare e ndërkombëtare, sfidat zhvillimore, të ekonomisë e ndërmarrësisë, shtetit ligjor dhe kohezionit shoqëror – sfera në të cilat, pa asnjë dyshim, kemi divergjenca të mëdha, shpesh herë substanciale – lypset medoemos nga strukturat e të dyja palëve, një porcion i madh kulture e respekti të ndërsjellë, një shkallë e lartë maturimi e përgjegjësie, sikur që lypset edhe debat shterues, jo për emra (siç bënte Glauku), sa për përmbajtjet e zgjidhjet programore e sistemore për pothuaj Cdo sferë qeverisëse. Dhe, përtej kësaj, medoemos, kërkohet edhe punë pa zhurma, pa kukurisje e teatro popullisite, veçanërisht jo, aso të tinejxherëve, të cilët sa herë që s’marrin çokollatat e dëshiruara, shkarraviten e bëjnë potere…

Si janë shanset e koalicionet LDK-VV?

Nga këndvështrimi im, të mëdha.

Por, përsëri nga këndvështrimi im – kam përshtypjen se strukturat e VV-së, duhet ta kuptojnë se këtë herë, nëse ngjanë koalicioni dëshiruar gjithandej, Glaukët e VV-së, s´po garojnë sa për t´hyrë deputet duke kritikuar e sharrë përçarët, majtas e djathtas, por që t´ofrojmë, zgjidhje të përbashkëta, për rikthimin e dinjitetit: vendit, shoqërisë, qytetarëve, ndërmarrësve e të pa punëve, të punësuarve dhe diasporës, pensionistëve e rinisë. T´ia kthejmë dinjitetin edhe Flamurit të Kosovës, e Republikës sonë të shenjtë.