.
×
rugova maloku

Bardhyl Meta i mallkon me këto fjalë vrasësit e Enver Malokut



Bardhyl Meta, deputet i LDK-së, ka shfryrë gjithë mllefin dhe mallkimin e tij ndaj atyre qe e vrane Enver Malokun ketu e 18 vjet me pare.

Meta i ka quajtur kriminele, struce e faqja e zeze ata qe shkrepen plumba mbi Enver Malokun.

Ja postimi i Bardhyl Metes ne Facebook

 

Enver Maloku, është po aq prezent, i fuqishëm dhe me ndikim, po aq i gjallë dhe mes nesh – sikur që ishte edhe para atij – 11 Janarit të kobshëm…
– Por, ku janë vrasësit dhe kriminelet tjerë, ata qyqana, që organizuan dhe shkrepën plumbat e turpit të përbotshëm…!!!?
Ku e kanë fut kokën, sikur struci – e s’dinë më as kah t’shkojnë, e kah t’ia mbajnë!?
– Ndiqen dhe gjykohen nga e gjithë Kosova, nga populli i këtij vendi, sikur edhe nga gjahtarët e prokurorët e Gjykatave Speciale…!
– Faqja e zezë, moj faqja e zezë – Zoti ua thaftë dorën, e i laftë pa varr e pa nishan!