.
×

Barcelona shfaq interesim për 23 vjeçarin që po shkëlqen në Serie A



Krzysztof Piatek e ka nisur në një formë të pabesueshme sezonin, pas transferimit të tij tek Genoa këtë verë.

Paraqitja e tij e jashtëzakonshme në këto dy muaj nuk i ka shpëtuar vëmendjes së ekipeve të mëdha, një prej të cilave po e ndjek me shumë interes polakun.

Sipas “Mundo Deportivo”, Barcelona është e interesuar për Piatek. “Blaugranat” kanë dërguar disa herë vëzhgues për të parë zhvillimin e sulmuesit.

Deri tani, kjo është vetëm një ide dhe kampionët e Spanjës duhet të besojnë se lojtari do të vazhdojë të rritet dhe të piqet edhe më shumë, sepse është një profil që i intereson shumë klubit të La Liga-s.

Siç e përmendëm, fillimi i Piatek te Genoa ka qenë i jashtëzakonshëm. 23- vjeçari ka shënuar 8 gola në 6 ndeshje të luajtura deri tani në Serie A.

Polaku gjithashtu shënoi 4 gola vetëm në një ndeshje të Kupës së Italisë. Duke llogaritur të gjithë golat e tij, Piatek shënon mesatarisht çdo 50 minuta, kjo gjë e justifikon edhe më tepër interesin e Barcelonës./telesport