.
×

Barcelona përjashtohet nga La Liga?



Barcelona e ka marrë sot kërcënimin e radhës nga Lidhja Profesionale e Futbollit Spanjoll. Presidenti i kësaj Lidhje, Javier Thives ka paralajmëruar Barcelonën se nëse Katalonia pranohet si shtet, Barcelona doo të përjashtohet nga La Liga.

“Nuk do të ketë ligë ku do të luajnë skuadra nga shtetet e huaja. Nëse Katalonia pranohet si shtet, në La Liga nuk ka vend për Barcelonën dhe Espanyolin. Duhet të jemi të qartë që tani sepse nuk do të ketë modifikime të tjera” ka thënë Thives.