.
×

Barcelona e zyrtarizon shitjen e El Hadadit, çmimi i tij, gati sikur ta falte



Barcelona e ka zyrtarizuar largimin e Munir El Hadadit te Sevilla. Sulmuesi spanjoll është transferuar te skuadra andaluziane 1.05 milionë euro.

Munir ka bërë 56 paraqitje me Barcelonën, por që asnjëherë nuk ka fituar pozitën e titullarit te skuadra katalonase. El Hadadi ka qenë produkt i La Masias, ndërsa ka debutuar në moshën 18 vjeçare nën urdhërat e Luis Enriques.

Si futbollist i Barçës, Munir ka shënuar gjithsejt 12 gola në ndeshjet zyrtare.