.
×

Banorët e fshatit përplasen për xhaminë në Llugaxhi



Ende pa filluar punimet është dëmtuar themeli i xhamisë në fshatin Llugaxhi – një pjesë e fshatit e kundërshtojnë. Me ekskavator e rrafshoi gurthemelin e xhamisë. Edhe vendi ku nisi të ndërtohej ajo u mbulua nga banorët e fshatit Llugaxhi te Lipjanit.

Ata po e kundërshtojnë ndërtimin e këtij objekti kulti në këtë pjesë të fshatit.

Arsim Reçica thotë se lokacioni ku parashihet të ndërtohet objekti për falje është i papërshtatshëm. Ai thotë se shumë banorë po e përkrahin mos ndërtimin në këtë pjesë të fshatit, pasi xhamia e vjetër ende është funksionale.

Por Sami Ratkoceri që këtë të mërkurë paraqiti në polici bashkëfshatarët, thotë se vetëm disa persona po e kundërshtojnë xhaminë. Edhe një banor i vjetër i këtij fshati po e përkrah ndërtimin e xhamisë.

Ndërkaq në Komunën e Lipjanit që ndanë truallin për xhami, kanë një apel për fshatarët e Llugaxhisë. Kohë më parë, Asambleja Komunale e Lipjanit kishte votuar për lejimin e ndërtimit e Xhamisë në fshatin Llugaxhi.