.
×

Banorët e Çirezit protestojnë tek zona e gurthyesve, po rrezikohen nga procesi i detonimit



Banorët e fshatit Çirez të komunës së Skenderajt janë duke protestuar tek zona ku gurëthyesit po ushtrojnë veprimtarinë e tyre. Copat e detonimit të minave të tyre po iu shkaktojnë probleme serioze banorëve, njofton Botapress.info

Kjo pasi mbi çatitë e shtëpive të tyre ranë gurë nga mbetjet gjatë punimeve, njofton Botapress.

Në lidhje me këtë problem të këtyre banorëve,ditë më parë  treguan që ata po ndihen të rrezikuar ndërsa kërkuan të merren masa nga institucionet përgjegjëse.