[responsive-menu menu="logged-in-menu"]

Banorët e Arkansas të mbyllur si pasojë e koronavirusit u përballen edhe me tornado të fuqishme



Shumë shtëpi dhe biznese kanë mbetur të shkatërruara, si pasojë e një tornadoje në Arkansas të Shteteve të Bashkuara, që la edhe tre persona të lënduar.

Në pamjet e shpërndara, shihet mbetjet e shumta që lëvizin nëpër ajër, ndërsa erërat e fuqishme shoqërohen edhe me reshje shiu dhe vetëtima.

Ky fenomen natyror, është zhvilluar në kohën kur banorët po qëndrojnë të mbyllur si pasojë e coronavirusit dhe përkundër gjendjes së rëndë, nuk po guxojnë të dalin nga shtëpinë.

Megjithëse shumë prona kanë pësuar dëme, pronarët nuk mund t’i rregullojnë duke bërë që dëmet të jenë edhe më të mëdha.

Gjatë kohës së stuhive të fuqishme, disa banorë dolën që t’ju dalin në ndihmë disa personave, që kishin mbetur të ngujuar në rrënojat e një qendre tregtare, të cilët për fat të mirë, shpëtuan me lëndime të lehta.

Sipas të dhënave të ekspertëve, tornadoja ishte aq e fuqishme sa që i ka ngritur mbeturinat deri në gjashtë kilometra lartësi.

Vetura të rrotulluara, kulme të shembura dhe shtylla konstruktesh të lakuara, janë dëmet më të mëdha që janë shkaktuar nga kjo tornado.

Menu Title