[responsive-menu menu="logged-in-menu"]

Banorët ankohen ndaj Laboratorit “Avicena”, Zemaj e Tahiri kërkojnë të trajtohet rasti



 

Në Kosovë janë dhjetëra laboratorë të licencuar për të kryer teste për zbulimin e Covid-19, përkatësisht testet PCR dhe serologjik.

Mirëpo jo çdoherë laboratorët veprojnë në përputhje me rregullat e dispozitat ligjore, duke bërë kështu që banorët përreth tyre të ndjehen të rrezikuar.Një situatë e tillë po ndodh në lagjen “Arbëria 3”, përkatësisht banorët e rrugës “Radovan Zogoviq”, në Prishtinë, përmes Këshillit të Banorëve janë ankuar, se Laboratori “Avicena”, ka kryer ndryshime në infrastrukturën e saj duke hapur edhe një tjetër hyrje për RT PCR teste.

“Kjo hyrje e veçantë rezulton të jetë afër këndit të lodrave dhe dy hyrjeve të kompleksit banesorë gjë që na bën të ndihemi të rrezikuar drejtpërdrejtë duke pasur parasysh lëvizjen e rasteve të dyshuara apo të infektuar me COVID-19”, thuhet në reagimin e Këshillit të Banorëve.

Tutje përmes fotografisë ata tregojnë se si merren strisho jashtë objektit, e kjo gjë ka shqetësuar edhe më shumë këta banorë.

“Situata behët edhe më e frikshme kur shohim çdo ditë se ky Laborator i merr strishot në hapësira jashtë laboratorit (pra në trotuar apo pjesën ku lëvizin banorët, shih foton). Kompleksi ynë rrezikohet drejtpërdrejtë nga lëvizjet e pacientëve në këtë zonë, marrja e strishove në jashtë hapësirës së laboratorit, pritja dhe qëndrimi i pacienteve në hapësirat ku banorët i shfrytëzojnë (këndi lodrave, ulëset etj).”, thekson tutje reagimi i banorëve.

E njëjta letër i është dërguar përmes postës elektronike edhe Ministrit të Shëndetësisë dhe drejtorit të Inspeksionit në Prishtinë.

Ministri Armend Zemaj ka kërkuar që të shqyrtohet kërkesa e banorëve.Zemaj ka thënë se inspektorati shëndetësor si ai lokal duhet të reagojnë sipas kompetencës së tyre.E i menjëhershëm ishte edhe reagimi i Drejtorit të Inspekcionit në komunën e Prishtinës, Adonis Tahiri në lidhje me këtë problematik.

Ai ka thënë se si inspeksioni komunal do ta verifikojnë dhe do të veprojnë menjëherë.

“Lidhur me pjesën që na takon neve si inspektorat komunal, do ta verifikojmë dhe do të veprojmë menjëherë. Për pjesën tjetër me të cilën merret inspektorati shëndetësor, besoj se do të veprojnë ata”, ishte përgjigja e Tahirit.

Në anën tjetër IndeksOnline, ka tentuar gjatë ditës disa herë të marrë një përgjigje nga laboratori “Avicena” por se ata nuk kanë kthyer një përgjigje në lidhje me këtë çështje.

 

Menu Title