.
×

Bankrotimi civilizues i Serbisë dhe triumfi moral i shqiptarëve në Beograd




nehat hyseni

                                                        Shkruan: Nehat Hyseni

Si duket, dronin e hedhur më 14 tetor 2014 mbi stadiumin e Partizanit në Beograd
Serbia e përjetoi, pothuajse ashtu si e përjetoi Amerika sulmin terrorist të
aeroplanëve mbi kullat binjake në New York, më 11 shtator 2011! Edhepse droninishte
një lodër e thjeshtë, që nuk shkaktoi kurrëfarë dëmi material!

Nga Kryeministri Vuçiq u cilësua si "përdhosje e dinjitetit" të Serbisë.
Kjo deklaratë e Vuçiqit flet qartë për gjendjen mentale të serbëve dhe Serbisë, të
cilët një imtësi mund t'i qes jashtë ekuilibrit, kur bëhet fjalë për shqiptarët!
 
Madje, nuk është hera e parë që ata ta humbin torruan fare dhe të çmenden. 
Situata në tribuna ishte e çmendur që nga fillimi i lojës, meqë me histeri
shtazarake shfryhej primitivizmi antishqiptar i serbëve, me sllogane "vritni
shqiptarët!", etj.,që sa duket, nuk i bëri përshtypje organeve të rendit dhe
sigurisë që ishin përgjegjës për ruajtjen e qetësisë dhe për mbrojtjen e mysafirëve,
tifozëve të Shqipërisë në tribuna, si dhe lojtarëve në fushë.

Serbia u tregua fare e paaftë për ta marrë përgjegjësinë për mbrojtjen dhe sigurinë
e tifozëve shqiptarë në tribuna, ku ata do bënin tifozeri sportive me simbolet e
ekipit kombëtar të tyre. 

Madje, Serbia ndaoi fare ardhjen e organizuar të tifozëve shqiptarë, si dhe simbolet
kombëtare shqiptare. Madje, edhe duke arrestuar një tifoz shqiptar që kishte një
shall me simbole të kombëtares shqiptare.

Pra, Serbia u tregua si një shtet i paaftë politikisht, profesionalisht e moralisht,
për të siguruar një ndeshje futbollistike normale, duke komprometuar skajshmërisht
aftësinë e pushtetit dhe qeverisë serbe, që është njëri ndër obligimet elementare të
çdo shoqërie normale dhe të çdo shteti që pretendon t'i përmbushë kriteret dhe
standardet elementare të normalitetit për t'u zhvilluar një ndeshje normale
futbollistike.
Përkundrazi, Serbia toleroi fyerjet dhe sharjet e tilla, edhepse në stadium ishte i
pranishëm fizikisht, si tifoz, edhe Presidenti i Serbisë Tomisllav Nikoliq. Ai nuk e
gjeti për obligim që t'i drejtohet masave dhe t'u thotë se kjo është e
patolerueshme.

Frustrimi i papërmbajtshëm i serbëve ishte një abnormalitet që jemi mësuar ta shohim
sa e sa herë, meqë dhuna, brutaliteti dhe primitivizmi janë karakteristika imanente
të mentalitetit serb. Kurse dhuna ndaj shqiptarve ishte praktikë shekullore e
shtetit serb.

Ndoshta do të befasoheshim më tepër sikur të mos ndodhnin ato sharje e urrejtje,
meqë do dukej situatë "jonormale" dhe e papritur për ne.
Histeria antishqiptare arriti kulmin me paraqitjen e dronit me fotografitë e Ismail
Qemalit dhe të Isa Boletinit dhe me hartën etnike të Shqipërisë, që  sfidoi dhe
komprometoi skajshmërisht sigurimin e qeverisë së Serbisë, i cili kishte angazhuar
reth nëntë mijë policë, kurse në stadium ishin mbi  katër mijë policë.

Këto masa të mëdha sigurie ishin organizuar për shkak të kremtimit të 70-vjetorit të
çlirimit të Beogradit dhe ardhjes së presidentit rus, Vlladimir Putin, të nesërmen,
dmth. më 15 tetor 2014. 
Prandaj, masat e sigurisë ishin maksimale, si asnjëherë më parë!

 Befasia e paraqitjes së dronit mbi stadium e kompromitoi rëndë Qeverinë e Serbisë
dhe para botës e paraqiti si të paaftë për ta mbrojtur hapsirën ajrore dhe për t'a
eliminuar çdo befasi, edhepse ishin mobilizuar maksinalisht për arsyet e
përmendura.

Shpërthimi i mllefit të kryeministrit serb, Aleksandar Vuçiq, ishte i tërbuar,
primitiv dhe jocivilizues dhe ka të bëjë me tentativë për ta shmangur vëmendjen e
opinionit nga brishtësia dhe paaftësia profesionale e policisë dhe xhandarmërisë
serbe, duke shfryrë antishqiptarizëm e urrejtje të sëmurë kundër shqiptarve.

Ndërkaq, lojtarët shqiptarë patën qëndrim dinjitoz dhe me guxim e vendosmëri
burrërore, patriotike dhe me heroizëm të paparë luajtën, sidomos në 20 minutat e
fundit dhe patën tre raste shumë të volitëshme për të shënuar. 

Paraqitja e dronit ishte, pra, në momentet e dominimit të ekipit shqiptar në lojë. 

Prandaj, ndërprerja e lojës e dëmtoi më shumë ekipin shqiptar, meqë  pritej të
shënonin gol, me dominimin absolut të tyre  në fushë. 
Guximi i lojtarëve shqiptarë ishte për admirim dhe ata paraqesin krenari kombëtare 
meqë me heroizëm mbrojtën flamurin dhe nuk lejuan  që ai të përdhosej e nëpërkëmbej.
Madje duke iu përgjigjur dhunës me të njejtën masë, pa e përfillur faktin se ishin
në Serbi dhe në stadiumin që kishte  reth dyzet mijë tifozë të tërbuar serbë! 

Po pra, të tërbuar, meqë të gjithë bërtitnin sharje e fyerje si një kor i vetëm,
duke përfshirë të gjithë pjesëtarët e shoqërisë serbe, që nga huliganët e deri tek
Presidenti dhe Kryeministri, të cilët jo vetëm që nuk i denuan këto akte primitive
antishqiptare, por iu bashkëngjitën fuqishëm atyre, duke mbështetur huliganizmin
serb edhe ata u bënë pjesë, madje edhe inkurajues të  tyre. 
Por, megjithatë kjo ndeshje kishte edhe një anë të mirë. Sepse, kjo ishte një
shkollë brilante brendakombëtare për ne shqiptarët, meqë e panë të gjithë nga afër
çmendinë histerike antishqiptare të serbëve, pa bërë dallimin që e bënim ne më parë,
duke u (vetë) ndarë ne shqiptarët, në "shqiptarë" dhe "kosovarë"!