.
×

Banka Kombëtare Tregtare ua mbyll xhirollogaritë klientëve të Kolegjit “Mehmet Akif”



 

Në vazhdën e përpjekjeve për të ndëshkuar Kolegjin Mehmet Akif dhe punonjësit e saj është rreshtuar edhe Banka Kombëtare Tregtare. Ky institucion financiar që vepron tash e sa vjet në Shqipëri dhe në Kosovë, me prejardhje financiare nga Turqia, ka njoftuar punonjësit e Kolegjit Mehmet Akif se “…në perputhje me politikat dhe procedurat e brendshme te Bankes,ne baze te kushteve te pergjithshme te kontrates se Sherbimit Bankar,do te bej mbylljen e llogarise suaj bankare,efektive 30 dite nga data e njoftimit te marre.

 

Ja njoftimi i plotë i BKT-së për klientët e Kolegjit Mehmet Akif

 

 

I nderuar Klient, Banka Kombetare Tregtare ju njofton se ne perputhje me politikat dhe procedurat e brendshme te Bankes,ne baze te kushteve te pergjithshme te kontrates se Sherbimit Bankar,do te bej mbylljen e llogarise suaj bankare,efektive 30 dite nga data e njoftimit te marre. Ne menyre qe te kemi nje proces te rregullt per mbylljen e llogarise suaj bankare dhe te perfundojme procedurat e nevojshme, ju ftojme te vizitoni Degen tuaj te BKT-se brenda periudhes se njoftimit. Faleminderit per bashkepunimin tuaj deri me tani.