[responsive-menu menu="logged-in-menu"]

Banka Botërore ndihmon Kosovën në blerjen e pajisjeve të reja mjekësore kundër koronavirusit



Botapress 21 Janar – Banka Botërore përmes një komunikate të publikuar me 18 janar ka treguar se na ndihmuar Kosovën që të blej pajisje të reja mjekësorë kundër koronavirusit.

“Pajisjet e reja mjekësore përfshijnë ngrirje dhe frigoriferë ultra të ftohtë, raste transporti, çanta bio-rreziku, tuba grumbullimi gjaku dhe gjilpëra sigurie. Furnizimet, të cilat janë blerë përmes një granti prej 1,75 milion Euro”, thuhet në komunikatë.

Menaxheri i Bankës Botërore për Kosovë, Massimiliano Paolucci u shprehë se shpreson që Kosova të vendoset në rrugën për rimëkëmbje ekonomik.

“Ardhja në Kosovë e pajisjeve shtesë mjekësore është një lajm i shkëlqyeshëm për betejën e vendit me COVID-19, i cili shpresojmë të ndihmojë që Kosova të vendoset në një rrugë të rimëkëmbjes së qëndrueshme ekonomike,” kishte thënë Paolucci.

Programi i Bankës Botërore në Kosovë aktualisht mbështet 11 projekte në sektorë të ndryshëm, gjithsej 281.6 milion dollarë amerikanë të kredive koncesionare. Banka Botërore gjithashtu mbështet Kosovën me financimin e granteve dhe punën analitike.

Menu Title