.
×

Ballisti prap me surprizat e tij?



Ballist Morina provoi ta ngrite një flamur edhe më gjigant me dy dronë, mirëpo ideja nuk i ‘dhezi’.

Tifozi tashmë i famshëm i Kombëtares shqiptare, Ismail Morina-Ballisti, ka postuar një tjetër fotografi të provave të tij.

Ballisti, i cili u bë i famshëm pasi ngriti mbi Beograd flamurin e Shqipërisë së Madhe, më parë kishte provuar ta ngrite një flamur më gjigant me dy dronë.

Gjithsesi, sikurse njoftoi edhe ai, një gjë e tillë nuk ishte e mundur, pasi dronët nuk e përballuan peshën.

“Momenti kur dy dronët nuk e ngrinin dot flamurin”, shkruhet në faqen e Ballistit, i cili vërhet prapa flamurit me telekomandat.