.
×

Bale gëzon Real Madridin



Gareth Bale i është rikthyer stërvitjeve pas lëndimit

 

E përditshmja sportive katallane, Mundo Deportivo, njofton se Gareth Bale ka stërvitur sërish i ndarë nga grupi i lojtarëve të Real Madridit.

 

Por, çka është më e rëndësishmja ish ylli i Tottenhamit ka filluar të punoj me topin, përcjell Express

 

Bale edhe për disa jave do të jetë jashtë fushës pas lëndimit që kishte pësuar në ndeshje ndaj Borussia Dortmundit në Ligën e Kampionëve.

 

Kështu, Bale nuk do të jetë gati për ndeshjen e së dielës ndaj Gironas. Përveç Bales, në këtë takim, për shkak të lëndimeve, do të mungojnë dhe Kovaçiç, Carvajal dhe Keylor Navas.