[responsive-menu menu="logged-in-menu"]

Bajrush Morina: Skandaloze, kandidatët për deputetë të LDK-së, “kundër” Avdullah Hotit!



Një “sallamadi” në emër të demokracisë po përsëritet në Lidhjen Demokratike, qysh prej zgjedhjeve të jashtëzakonshmë të vitit 2017. Atëbotë Avdullah Hoti ishte kandidat i LDK-së për kryeministër. Edhe këtë vit, më 2021 Avdullah Hoti është kandidat për kryeministër nga radhët e LDK-së për zgjedhjet e 14 Shkurtit.

Por, ashtu siç u veprua më vitin 2017 duket se e njëjta “melodi” e mbrapshtë politike po “këndohet” edhe kësaj radhe, kryesisht nga kandidatët e LDK-së për deputet por edhe nga struktura të caktuara të kësaj partie anembanë Kosovës.

Fjala është për mospërkrahjen deri në “kundërshtim” publik të Avdullah Hotit për kandidat për kryeminsitër të Kosovës!
Por si po reflektohet kjo “kundërshti” ndaj Avdullah Hotit nga kandidatët për deputet dhe nga disa struktura të LDK-së?

Duke përcjellë postimet e kandidatëve të LDK-së për deputet, sidomos në rrjetet sociale, shumica e kandidatëve dhe e kandidateve të LDK-së për zgjedhjet e 14 Shkurtit e postojnë vetëm numrin e tyre të kandidimit por jo edhe numrin 1 të Avdullah Hotit.
Madje ka kandidatë, Degë të LDK-së e faqe të LDK-së që janë krijuar në Facebook dhe në rrjetet sociale ku preferohen 5 kandidatë për votim për zgjedhjet e jashtëzakonshme të 14 Shkurtit, por në asnjë rast nuk figuron numri 1 Avdullah Hoti si kandidat për kryeministër.

Kjo propagandë “kundër” Avdullah Hotit dhe kjo fushatë vetëm për një apo disa kandidatë dege duke injoruar numrin 1 Avdullah Hotin shprehet përafërsisht me këto fjalë:
Të nderuar
Dega nga Komuna jonë ka nominuar X…Y…si kandidat për deputet për Kuvendin e R .së Kosovës.
Kandidati- Kandidatja nga në lista jonë mban XXX!
Dega jonë përkrah këtë listë të kandidatëve të LDK-së XXX, YYY, ZZZ, XHXHXH, VVVV duke mos e përfshirë fare numrin 1 Avdullah Hoti!

Ky injorim që shkon deri në përmasa të “fodullëkut” politik është armiku më i rrezikshëm brenda LDK-së që po përsëritet përafërsisht njësoj si në zgjedhjet e vitit 2017.
Kështu një Degë bukur e madhe e LDK-së në Kosovë, i dha më shumë vota një kandidateje femër për deputete, e cila mezi kaloi pragun zgjedhor, se sa Avdullah Hotit kandidat për kryeminsitër për zgjedhjet nacionale të vitit 2017! ( Dega dhe emri i kandidates nga kjo degë është i njohur për redaksinë! Për më shumë informata shih faqen e KQZ, statistikat e Zgjedhjeve të parakohshme të vitit 2017

– https://www.kqz-ks.org/wp-content/uploads/large_files/Rezultatet%20e%20kandidat%C3%ABve%20sipas%20vendvotimeve.pdf

Një dukuri e tillë sa e shëmtuar aq edhe e dëmshme për LDK-në po vazhdon edhe këtë vit.Kështu, përderisa partitë e tjera e veçanarisht Vetëvendosja, “luftojne me mish e me shpirt” që Albin Kurti të përfshihet në listën e zgjedhjeve të 14 Shkurtit, pavarësisht problemeve me ligjin, kandidatët e strukturat e LDK-së, me ose pa vetëdije propagandojnë e pamfletojnë veç emrat dhe numrat e kandidatëve të caktuar duke e injoruar plotësisht numrin 1 dhe kandidatitn Avdullah Hoti për kryeministër të vendit.

Këta kandidat dhe këto struktura sikur harrojnë faktin se as LDK e as ata si kandidatë për deputet nuk do të fitojnë asgjë, madje do të humb edhe LDK-ja edhe vetë ata si kandidat, nëse Avdullah Hoti nuk del kandidati më i votuar i LDK-së në zgjedhjet e 14 Shkurtit të këtij viti.
Fundja çka i duhet LDK-së fitorja e një X apo Ypsilon kandidati të saj nëse kandidati për kryeministër nuk merr vota të mjaftueshme për kryeministër.
Çka i duhet fitorja një kandidati për deputet të LDK-së nëse partia dhe kandidati i saj i humbin zgjedhjet e 14 Shkurtit?

Kjo shpirtngushtësi e kjo miopi e kandidatëve të LDK-së, duke favorizuar vetëm numrin e tyre në rrejtet sociale dhe duke injoruar numrin 1 Avdullah Hotin dhe kjo heshtje e pakuptimtë e strukturave të LDK-së, përfshirë edhe vetë Kryetarin Mustafa dhe Kryesinë Qendrore, shpreh “sallamadinë” dhe fodullëkun që tash e sa vjet “banojnë” në shtëpinë politike të LDK-së.

Ata që e injorojnë Avdullah Hotin për kryeminsitër dhe që e favorizojnë vetëm veten dhe numrin e tyre për zgjedhjet e 14 Shkurtit, janë kundër LDK-së, janë kundër Avdullah Hotit për kryeminsitër dhe janë interesxhinj të LDK-së që duan veç bythen e tyre ta rehatojnë në Kuvend e jo fitoren e LDK-së e të Avdullah Hotit për kryeministër!
Deri kur me këtë sallamadi në LDK?

Menu Title