.
×

Bajrush Morina: “Shpartallimi” i Opozitës, dorëheqja e Ramushit, “fitorja” e Koalicionit dhe humbja e Kosovës!  



Në seancën e sotme të Kuvendit të Kosovës, përveç gazit lotësjellës duket se ndodhi një zhvillim mbase i papritur, nëse merren parasysh zhvillimet e deritashme në katër muajt e fundit në Kuvendin e Kosovës.

Kështu kësaj radhe Opozita harxhoi gazin lotësjellës, ndërkaq koalicioni mbeti më rezistentë në përballje me veprimet e opozitës.

Më ndihmën e sigurimit të Kuvendit të Kosovës, deputetët opozitarë nuk u lejuan të hyjnë në sallën kryesore të Kuvendit të Kosovës e më pas u nxorën jashtë Kuvendit.

Ndërkaq deputetët e koalicionit, pa praninë e opozitës, “ripushtuan” sallën e Kuvendit të Kosovës dhe po vazhdojnë punimet pa praninë e opozitës.

Në ndërkohë, erdhi dorëheqja e Ramush Haradinajt nga posit i deputetit gjë që shënon një humbje të fuqisë politike të AAK-së në Kuvend e mbi të gjitha të protestës dhe rezistencës së opozitës së bashkuar në Kuvendin e Kosovës.

Më një fjalë, shprehur me fjalorin me të thjeshtë të komunikimit ditorm duket se sot në Kuvendin e Kosovës ndodhi “shpartallimi” i Opozitës, dorëheqja e Ramushit dhe “fitorja” e Koalicionit.

Por pavarësisht zhvillimeve të situatës politike në Kuvend dhe jashtë Kuvendit, dje, sot e nesër, në gjithë këtë “hallakamë” më së shumti po humb shteti i Kosovës.

Në një vend ku ka gas, tym e policë , ai nuk është vend normal.

Në një vend ku nuk ka opozitë parlamentare, ai nuk është vend demokratik!

E vendit tonë i duhet normaliteti e demokracia!

Pak demokraci aman se na doli shpirti!