.
×

Bajrush Morina: Për “krahun e luftës” apo për HAJNAT e pasluftës!



Botapress, 23 Gusht-Për kryeministrin Haradinaj krejt po dalin hajna, ma herët e quajti hajn profesorin me titull Dr.të fituar në Austri Blerim Rexha, së fundi e quajti hajn edhe prokurorin e shkolluar në Amerikë Elez Blakajn!

Veç Ramushi po del “i pastër” si balta!

Po shtëpia pardon vila në Lagjen Arbëria në Prishtinë?

Po Kulla në Gllogjan?

Po 3 shtëpi në Lagjen Marigona?

Po 200 hektarë në kufi me Malin e Zi?

Po çanta e Anitës 7 mijë euro…të gjitha këto po edhe shumë e shumë pasuri tjetër…me çka u fituan o kryeministër?

Mos më thuaj prej “synetisë së djemve” as prej “ndihmave të shoqnisë” aq me pak prej rrogës së deputetit apo tash të kryeministrit!

Është pasuri e hajnisë Kryeministër!

Vec ti e soji yt e dini qysh jeni bo milionerë pas lufte!

Tash e ka kuptu (me vonesë gati 18 vjeçare) edhe populli se ju “krahu i luftës” që jeni në pushtet nuk jeni tjetër vec profiterë apo thënë ma shqip jeni HAJNA të pas luftës!/Botapress.info/