[responsive-menu menu="logged-in-menu"]

Bajrush Morina: Letër mikut tim Xhevat Shyqeri Berisha: Rri n’Shpi t’Madhe te Imri Ahmeti, mos shko “n’kolibë” te Vjosa e Albini!



I nderuar miku im Xhevat!
Po të dejtohem Ty, edhe pse përmes teje kisha dashtë të ju shpërndaj nga një kopje të kësaj letre edhe disa miqve të mi t’kahershëm e LDK-istëve të devotshëm e tash të hidhëruar.
Por të zgjodha Ty e ata që e gjejnë veten në këtë letër, le ta zëvendësojnë emrin tënd me emrin e tyre, krejt fjalët tjera mbesin të njëjta!
Po pse Ty, i nderuari Xhevat!
Janë disa arsye:
E para, njihemi dhe jemi miq te kahershëm edhe pse jemi takuar vetëm njëherë dhe aty ke qenë Ti, Zot shtëpie!
E dyta, siç thashë kemi darkuar veç njëherë por për të njohur një mik mjafton veç një shtërngim dore ndërkaq te Ti (me fal por miqve u drejtohem me Ti e jo me Ju) kam parë njeriun e fjalës e të besës, shqiptarin e burgosur nga regjimi serbsllav por të papërkulur përballë dhunës serbe, veprimtarin e devotshëm, intelektualin e dëshmuar e mbi të gjitha rugovistin e përbetuar!
Ndaj një shqiptar si Ti, një veprimtari, një intelektual dhe një rugovist nuk më hidhërohet, paçka se mund t’ia them nja dy fjalë që atij (Ty) nuk të pëlqejnë!
Jam shkëputur nga rrjetet sociale (një prej arsyeve është që të mos përplasem me miqtë e mi të vjetër e rugovistë të përbetuar por kohëve të fundit të hidhëruar) por mora vesh se qenke larguar nga Shtëpia e Madhe!
Nuk më erdhi mirë aspak!
Aq më pak që je largua nga Shtëpia e Madhe e ke shku “n’kolibë” t’Vjosës e t’Albinit!
Miku im Xhevat!
Unë e di se ti ke hidhërim të madh me Isa Mustafën! Ta them të drejtën edhe unë mendoj se Isa, Agimi, Luta e do të tjerë duhet të hapin rrugë në LDK!
Por, Berishë, Isa Mustafën nuk e kemi zgjedhë kryetar as unë e as Ti. E kanë zgjedhë delegatët e Kuvendit të LDK-së. Madje me vota unanime dhe pa asnjë kundërshtim!
E që ta dish, edhe pse besoj se e di edhe ti: Isa Mustafën për kryetar të LDK-së, në Kuvendin e fundit zgjedhor të LDK-së, e ka votu edhe Vjosa Osmani!
Xhevat Burri!
E kam thënë njëherë dhe po ta rikujtoj edhe njëherë: Nuk e shaj LDK-në për inat të Isa Mustafës, as nuk e dua LDK-në për hatër të Vjosa Osmanit!
Isa, Agimi, Luta, Vjosa,…shkojnë e vijnë. Për mua, e besoj edhe për ty, LDK është Shtëpi e Ibrahim Rugovës, jo e Isës, jo e Fatmirit, jo e Agimit e as e Vjosës! Krejt këta shkojnë e vijnë e veç LDK-ja mbetet Shtëpi e Madhe!
Miku im i hidhëruar Xhevat!
Unë e di se ti e do shtetin e Kosovës, madje më shumë se sa Isa, Agimi, Albini e besa edhe më shumë se sa Vjosa. Madje ti ke bërë më shumë se se të gjithë këta për lirinë dhe shtetin e Kosovës.
Unë e di se ti jë betonuar kundër SHIK-ut, PAN-it, PDK-së etj etj.
Por, ti tashmë e di se jo me dëshirën, vullnetin dhe votën tënde e time por me urdhër të drejtësisë ndërkombëtare, shumica e tyre sot janë në Hagë.
Tash, ti do të thuash fjalët e Vjosës e Albinit: Duhet me çkapë shtetin!!!
Po a?
E si çkapet shteti?
Tuj e kap karrikën e kryeministrit pa u mbajt fare zgjedhjet dhe tuj e uzurpu karrikën e u.d. presidetes së emëruar pa vota në Kuvend?
Jo Xhevat Janjeva jo!
Në ditën kur Albini e Vjosa nënshkruan marrëveshjen e tyre, ata shpërfaqën formën më ekstreme të kapjes së pushtetit, alias shtetit! Ata thanë: ti je kryeministri e unë presidentja!!!
Pra ata nuk u bën bashkë për parime! Ata u bën bashkë për pushtetin, konkretisht për postet e pushtetit, të kryeministrit e të presidentit, pra për kapjen e re të shtetit!
(Me pa qenë te restorani Anija në Janjevë apo në Odën tënde në Kaiserslautern të Gjermanisë të kisha thënë: A po na sjellë edhe nga një pije se nuk të kam ardhë me zor po vetë më ke thirrë?! Hahahahh!)
Miku im rugovist, Xhevat Shyqeri Berisha!
Rugovizmi dhe albinizmi janë parime krjetësisht në kundërshtim me njëri-tjetrin.
Rugovizmi është koncept shqiptar proamerikan. Shihe foton në profilin tënd në Facebook, Rugova e Klinton!
Albinizmi ka në platformë konceptin politik të Rexhep Qosjes!
E cila është çasja e përhershmë e Qosjes kundër Rugovës, besoj se ti shumë mirë e di!
Unë po ta rikujtoj veç një fakt: Ibrahim Rugovën nuk e ka urrjet dhe nuk e ka fyer kush në botën shqiptare më shumë se Rexhep Qosja!
Nuk po du me besu se votën tënde ke me ia dërgu “birit besnik” të Rexhep Qosjes!
Nuk po du me besu që dora jote e cila deri më tash ka votu tradicionalisht vec LDK, tash don me e nënvizu Listën me llogo të VV-së!
(Thuj Flamurit, djalit tënd e jaranit tim, le të na i porosit edhe nja një pije dhe unë po e mbyll muhabetin!)
Ah, përpak harrova?
Çka është bre kjo Lista, Lista, Lista…?
A pak po na del për hunde Lista serbe veç tash po na duhet edhe një Listë, Lista Vjosa?! Pse bre nuk i ke thanë Vjosës, të cilën e kam votu edhe unë me 6 Tetor 2019, aman mos e quaj bre Lista,,,,se si të përmendet fjalë Lista,…shqiptarët menjëherë mendojnë te Lista Srpska! E ti me Serbinë i ke nda rrugët që në rininë tënde!
Xhevat burri!
Unë kam edhe shumçka të flas me ty. Bile shumçka edhe të pajtohem me Ty.
Por jo “n’kolibë” por në Shtëpi të Madhe!
Dhe jo në prani as të Vjosës, as të “birit besnik” të Rexhep Qosjes por në shoqëri të mikut tonë të përbashkët Imri Ahmetit!
Prandaj ktheu në Shtëpi të Madhe, rri n’Odë të burrave se ti aty e ke vendin!
Ti nuk je për koliba, as për “n’kolibë t’Vjosës e t’Albinit!
T’fala Ty e përmes teje edhe krejt atyre që janë hidhëru në Shtëpi të Madhe e kanë dalë me banu “me qera n’kolibë t”Vjosës e t’Albinit!
Ma së shumti të fala, Flamurit, djalit tënd e jaranit tim të nderuar!
Bajrushi!

Menu Title