[responsive-menu menu="logged-in-menu"]

Bajrush Morina: Ku është Vjosa Osmani, pse nuk është në fushatë?



 

Përkrah Arban Abrashit, me Vjosa Osmanin fitorja në Prishtinë do të ishte mëse e sigurt!

 

Deputetja më e votuar në Kuvendin e Kosovës Vjosa Osamni nuk po shihet të jetë pjesë e fushatës së LDK-së për zgjedhjet lokale të 22 tetorit.

Në fakt Vjosa Osmani nuk është parë as në seancat e fundit të Kuvendit të Kosovës. Mbase arsyet kanë qenë personale për shkak se ajo shumicën e familjarëve të saj (kah burrit) I ka në Australi.

Por Vjosa Osmani më vitin 20014 ka arritur t’i ndërpresë pushimet e saj me familjen e vet në Australi dhe ka ardhur në Prishtinë për të mbrojtur qëndrimet e LDK-së në Gjykatën Kushtetutese të Kosovës në rastin “LVAN-I”.

Por kundërshtimi i koaliicionit me PDK-në dhe më pas mosvotimi i Qeverisë Mustafa ftohu skajshmërisht raportet mes Vjosa Osmanit e Isa Mustafës, përkatësisht Vosa Osmanit dhe LDK-së. Përplasjet e Vjosa Osmanit me LDK-në  (Grupin parlamentar te LD-së – votimi disa here në Kuvend kundër qëndrimit të GP të LDK-së) duket se u tejkaluan me përfshirjen e saj në listën për kandidate të LDK-së në zgjedhjet e 11 Qershorit.

Katandisja e saj në fund të listës së LDK-së duket se ishte një “boomerang” i madh për ata që e hartuan këtë listë. Madje mund të thuhet lirisht se “këta hartues” i kanë bërë një shërbim të madh Vjosa Osmanit, madje ia kanë dhuruar së paku nja 10 mijë vota më shumë pikërisht për këtë “katandisje” në fund të listës që erdhi si reaksion i votuesve ndaj hartuesve të listës së LDK-së.

Por zgjedhjet u mbajtën dhe nëse LDK nuk doli e para por e treta, Vjosa Osmani, deputetja e LDK-së doli e para, duke qenë deputetja femër më e votuar në zgjedhjet e 11 Qershorit.

Por kur u mendua se Vjosa Osmani dhe LDK tashmë janë “pajtua” mes vete, gjërat duket se nuk janë “rehatuar” krejtësisht.

Sipas njoftimeve që kemi marrë nga LDK-ja, Vjosa Osmani është ftuar edhe nga Isa Muastafa edhe nga Arban Abrashi që  ajo të jetë pjesë e fushatës për zgjedhjet e 22 tetorit.

 

Por edhe “injorimi” I fushatës së LDK-së në këto zgjedhje, e aq më tepër mospjesëmarrje e Vjosa Osmanit si deputete në fushatën e Arban Abrashit në Prishtinë është një gabim I rëndë i Vjosa Osmanit.

 

Nëse LDK e largon “inatin” ndaj Vjosa Osmanit dhe nëse Vjosa Osmani e tejkalon “hidhërimin” e saj ndaj LDK-së, në zgjedhjet e 11 Qershorit nuk do të dalë humbëse, madje mund të dalë edhe partia më fituese e këtyr zgjedhjeve.

Me Vjosa Osmanin përkrah Arban Abrashit në Prishtinë, fitorja e LDK-së do të ishte mëse e sigurt!

Menu Title