.
×

Bajrush Morina: Ja pse është e e pamoralshme, e turpshme, e kunderligjshme rritja e pagës së kryeministrit Haradinaj



 

Rrtitja e pagës së qeveritarëve dhe zyrtarëve të lartë të shtetit në fund të dhjetorit të vitit të kaluar ka qenë lajmi më i keq për qytetarët e Republikës së Kosovës.

Ndërkaq arsyetimi i fundit nga Gjykata Kushtetuese e Kosovës për vendimin e Qeverisë për rritje të pagave është lajmi më dëshpërues për qytetarët e Republikës së Kosovës që kanë marrë në këtë qershor të nxehtë.

Por ja pse rritja e pagës së qeveritarëve të lartë të vendit e mbi të gjitha e kryeministrit Ramush Haradinaj është e pamoralshme, e turpshme dhe e kundërligjshme:

 

ËSHTË E PAMORALSHME me arsyetu rritjen e pagës se gjoja “…kryeministrit i duhen pare për me ble kravata” e në Agjencionin Kundërkorrupsion me deklaru pasuri në vlera milionëshe!

ËSHTË E TURPSHME që një pjesë e madhe e popullit jeton në varfëri të skajshme e kryeministri  ka pagën më të lartë prej krejt kryeministrave të rajonit, të barabartë me kryeministrin sloven!

ËSHTË E KUNDËRLIGJSHME që në planifikimin buxhetor nuk  parashihet rritja e pagave dhe me ngritje dore në mbledhje të Qeverisë të rriten pagat, në ndërkohë Ligji për Buxhetin 2018 është miratuar pa planifikim të rritjes së pagave!