[responsive-menu menu="logged-in-menu"]

Bajrush Morina: E tash çka u bë …mbetëm edhe pa Çakorrin edhe pa viza!  



E tash…sa e madhe është Kosova? Pasi e matëm territorin e Kosovës, a di dikush më më thanë saktësisht sa kilomentra katrorë i ka? Qysh e kemi mësu në shkollë nga mëueset e mësuesit e Gjeografisë?…Kqyrni sonte prapë në librat e Gjeografisë sa kilometra katrorë i ka Republika e Kosovës?

Nëse pa Çakorrin i kemi 10 mijë e 906 kilometra katror, atëherë më Çakorrin a do t’i kemi mbi 11 mijë kilometra katrorë? Pse more na keni “rrejt e na keni mashtru” se Kosova nuk i ka mbi 11 mijë kilometra katrorë? E tash çka të bëjmë, a ta shtyjmë kufirin, a t’i djegim librat e Gjeografisë nëse e shtyjmë kufirin?

Kujt me i besu tash, Akademisë, librave të Gjeografisë, Qeverisë apo opizitës?

Këto përgjigje po më duhen mua sonte për një debat televiziv ndërkaq këto përgjigje po i presin 1 milion e 739 825 banorë të Republikës së Kosovës të cilët po mbahen “të izoluar” në Kosovë, përveç politikajve që kanë pasaporta diplomatike, viza të përhershme apo nënshtetësi të ndonjë vendi evropian (si ish-azilantë apo të martuar me letra me ndonjë “të huaj”?

Unë nuk jam gjeograf por “hon e don” e di se Çakorri ka qenë “i joni”, se n’Bjeshkë t’Çakorrit kam dalë verës me fëmijët (tash burra) të Balajve të Carrabregut…

Veç edhe një gjë nuk ua fali juve që po protestoni kundër Demarkacionit! Qysh bre nuk i keni ra në fije kësaj pune ma herët? Kjo po del se Murat Mehës duhet “më ia la këmbët e me ia pi ujin” i cili na i hapi sytë e me “gabimet” e veta na tregoi saktë se ku e paskemi pasë kufirin e jo ku kemi mendu që e kemi “mezhdën!”

Prandaj nuk mundem me i besu as Komisionit e as Opozitës!

Du me i besu Zotit edhe nesër me e mbush prapë aplikacionin për një Vizë Shengen….Piha…prapë një krah dokumenta dhe një mijë pyejte në sportel, “….A je i martuar? Sa fëmijë i ke? Te kush po shkon? Sa do të qëndrosh atje? A ke rezervu hotel? Sa para i ke në bankë dhe sa cash?…Sa fëmijë i kanë motrat e martuara? A ke fëmijë jashtmartesor në ndonjë vend evropian?”

Zoti e boftë hajr!

Sipas të gjitha gjasave, tash për tash kemi mbet edhe pa Çakorrin edhe pa viza!

Unë nuk vij me luftu me Malin e Zi…por sipas të gjitha gjasave as këta 60 mijë veteranët nuk besoj ma që ia mësyjnë kufirit!

Menu Title