.
×

Bajrush Morina: Balotazhi, “lara-lara”, herë majtas, herë djathtas  herë “përpara”



 

 

Balotazhi ua “hoqi maskat” politike të gjitha partive politike. S’ka më “vija të kuqe” s’ ka më veç djathtas, veç majtas apo veç drejt!  Tash ka “herë majtas, herë djathtas, herë drejt”.

 

Qëllimi arsyeton mjetin!

E qëllimi i të gjitha partive politike është marrja e pushtetit (alias kapja e komunës) dhe rrespektimi i rregullave dhe parimeve politike.

Në fakt, prej të gjitha partive politike, sidomos prej PDK-së është e pritur që të bëjë koalicion me të gjitha partitë politike shqiptare e minoritare, por se edhe Vetëvendosje bie në këtë “derexhe” dhe i shkel “vijat e kuqe” dhe i han fjalët e veta, kjo nuk është pritur.

Kështu përderisa PDK e LDK kanë bërë edhe më herët koalicione në nivel qendror e lokal me të gjitha partitë politike, Vetëvendosje e ka “provuar ngapak”, sidomos në Prishtinë e Mitrovicë, me të gjitha përveç me PDK-në e me LDK-në jo!

Por ja që edhe Vetëvendosje u tut, u zbut dhe shkeli parimet e veta apo “vijat e kuqe!”.

Paramendoni faktin që kjo parti politike është në balotazh në 4 komuna me LDK-në dhe në 2 me PDK-në dhe pavarësisht këtij fakti ka pranuar koalicion legal apo ilegal  me këto dy parti politike. Pra shtrohet pyetja cila është Vetëvendosja e vërtetë, kjo e Prishtinës dhe e Prizrenit apo e Vushtrisë (me LDK-në) dhe e Gjilanit (me PDK-në!)?

Sa për AKR-në tashmë është dëshmuar se kjo parti politike është në gjendje t’i ndërrojë 3 “partnerë” bredna ditë, para dite me LDK-në, në mesditë me VV-në e në fund, në mbrëmje përfundon në gjirin e PAN-it!

Aspak parimore në ruajtjen e përcaktimeve programore nuk janë treguar në këë balotazh as LDK e as AAK. Edhe këto dy parti politike, si edhe PDK, VV e AKR kanë shkelur të gjitha “vijat” e tyre ideologjike e politike me të vetmin qëllim që të marrin apo të ruajnë pushtetin!

Balotazhi, ua ka hequr maskat politike të gjitha partive politike! Të gjithë e bëjnë me njëri-tjetrin pa dallim, ideologjie apo “feje” politike!