[responsive-menu menu="logged-in-menu"]

Bajrami tregon datën se kur u zhdukën 2 milionë eurot nga Thesari i Shtetit



Ministrja e Financave, Hykmete Bajrami, është deklaruar lidhur me zhdukjen e 2 milionë eurove nga Thesari i Shtetit. Bajrami ka treguar se transaksioni i këtyre mjeteve është kryer më 9 tetor, derisa hetimet për këtë rast kanë filluar tek dje.

“Tani me datën 9 tetor kanë ndodh transaksionet dhe mjetet nga buxheti në Ministrinë tjetër (Ministrinë e Infrastrukturës) janë terhjekë dhe janë bërë pagesat në emër të këtij operatori ekonomik. Më pas kemi ardh deri te denoncimi i rastit. Krejt procedura e hetimit ka fillu dje”, ka deklaruar Bajrami para gazetarëve.

Bajrami nuk ka pranuar që të jap emrin e operatorit ekonomik, në emër të të cilit janë bërë pagesat, meqenëse siç ka thënë mund të dëmtohet procesi i hetimeve për këtë rast.

“Unë besoj që në një të ardhme të afër do të jemi në gjendje të japim raporte detajuara. Kemi kërkesë nga prokurorja e rastit që të mos japim informata sepse mund të dëmtohet procesi i hetimeve”, ka deklaruar ajo.

Detaje për këtë rast kanë dhënë edhe nga Policia e Kosovës, përmes raportit 24 orësh.

Përmes raportit 24-orësh, Policia ka bërë me dije se është kërkuar bllokimi i llogarive pasi që dyshohet se një pjesë e parave janë transferuar jashtë vendit.

“Me 20.10.2020 23:35 pas hetimeve të zhvilluara është arritur të arrestohet një i dyshuar m/k dhe dy të tjerë gjenden në arrati. Të dyshuarit dyshohet se duke keqpërdorur detyrën zyrtare duke përdorur thesarin shtetëror të Republikës së Kosovës kanë transferuar para në vlerë 2.077.995.90 milion euro. Është kërkuar bllokimi i llogarive pasi që dyshohet se një pjesë e parave janë transferuar jashtë vendit. Janë bërë bastisje të shtëpive të dyshuarve, nuk është gjetur asgjë vetëm është konfiskuar një veturë pronë e njërit nga të dyshuarit. Me urdhër të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raport.

Menu Title