.
×

Bajrami falet në ora 7:13



Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës ka njoftuar besimtarët se dita e parë e festës së Kurban Bajramit është ditën e shtunë dhe manifestimi qendror për territorin e Kosovës mbahet në Xhaminë e Madhe në Prishtinë.

Sipas një njoftimi të BIK-ut, manifestimi fillon në ora 6:00, me faljen e namazit të sabahut, pas të cilit do të jetë ligjërata tematike kushtuar kësaj feste që do ta mbaj kryeimami i BIK, Sabri ef. Bajgora.

“Namazi i Kurban – Bajramit falet në ora 7:13. Hytben e Kurban Bajramit do ta mbajë sekretari i përgjithshëm i BIK-ut, Resul ef. Rexhepi. Me rastin e festës së Kurban Bajramit, ditën e parë Kryesia e BIK-ut, si tradicionalisht, organizon pritje përurimi në selinë e Kryesisë nga ora 9-12. Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës të gjithë besimtarëve dhe opinionit të gjerë ua uron festën e Kurban – Bajramit, duke e lutur Zotin që të na pranojë Haxhin, kurbanin, lutjet e ibadetet tona”, thuhet në njoftim.