.
×

Bajram Gecaj: Vetëvrasja e hipokritëve”



Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës ka bëri me dije se SHBA-ja është tërhequr nga Bordi i Agjencisë për Krahasim dhe Verifikim të Pronës, siç kishte bërë më parë edhe Britania e Madhe

Ambasadori ka deklaruar duke thënë se nuk do të vazhdojmë të jemi pjesë i një institucioni kur lidershipi i tij u shërben interesave personale dhe politike, më shumë se sa qytetarëve”, thuhet në njoftimin për media të Ambasadës së SHBA-së në Prishtinë.

E lidhur me këtë çështje ka reaguar edhe Bajram Gecaj nga LDK-ja ku tha se Tërheqja e amerikanëve dhe e britanikëve nga Bordi i AKKVP nuk është fare dukuri e re, shkruan Botapress.info

Ja shkrimi i plotë i Bajram Gecajt:

Tërheqja e amerikanëve dhe e britanikëve nga Bordi i AKKVP nuk është fare dukuri e re … edhe në vitin 2013 ishte PDK që i kishte detyruar amerikanët të tërhiqeshin për mos t’u kthyer kurrë më në Bordin e Drejtorëve të AKP-së! Arsyetimi i dhënë mediave në atë kohë ishte: “Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës është e shqetësuar në lidhje me udhëheqjen dhe drejtimin e Agjencisë Kosovare të Privatizimit dhe nuk ndihet më në gjendje që të japë një kontribut pozitiv në punën e rëndësishme të agjencisë”!

Fatkeqësisht, këto janë vetëm dy institucione për te cilat reaguan ashpër miqtë e vendit tonë, krahasuar me gjithë atë “mal” institucionesh të kapura nga Kadri Veseli dhe partia e tij! As PDK-në dhe as Kadri Veselin nuk e pastron fushata e tyre elektorale, sa qesharake aq edhe hileqare, e “luftës kundër korrupsionit”! Nuk mund ta luftojnë korrupsionin ata të cilët e kishin ideuar dhe instaluar të njëjtin, pasi që kjo për ta do të nënkuptonte “vetëvrasje”. Ky vend ka gjasa reale të këndellet e shteti të ç’kapet vetëm me PDK-në në opozitë, dhe atë sipas preferencave për së paku dy mandate! Duket që më në fund edhe elektorati e ka kuptuar të njëjtën, prandaj besoj shumë që këtë herë nuk do të votohen mashtruesit, zhvatësit dhe shkatërruesit e shtetit!