.
×

Bahtiri ndan 2 mijë euro nga buxheti personal për varrimin e të riut mitrovicas



Kryetari i Mitrovicës, Agim Bahtiri, ka bërë të ditur se i ka ndarë dy mijë euro nga buxheti i tij personal për t’i mbuluar shpenzimet e varrimit të Visar Behramit

Behrami 27-vjeçar, vdiq dje si pasojë e shembjes së ndërtesës së ish-Adriatikut në Mitrovicë. Behrami 27-vjeçar, vdiq dje si pasojë e shembjes së ndërtesës së ish-Adriatikut në Mitrovicë.

Ndërkaq, përmes një postimi në Facebook, Komuna e Mitrovicës ka njoftuar se i pari i tyre u ka dërguar telegram ngushëllimi familjes së Behramit, ku edhe i ka njoftuar se do t’I ndajë 2 mijë euro për varrimin e të riut.