.
×

Babai ‘spiunon’ jetën seksuale të djalit



Një baba britanik u arrestua dhe më pas u burgos me akuzën e ‘spiunimit’ të jetë private të djalit të tij 21-vjeçar.
Babai 53-vjeçar kishte vendosur mbi krevatin e djalit të tij një kamera spiunimi me të cilën vëzhgonte djalin e tij teksa kryente marrëdhënie intime me të dashurën.

Kamera ishte e lidhur me televizorin që ndodhej në kuzhinën e banesës dhe u zbulua krejt rastësisht prej vajzës së 53-vjeçarit e cila duke kontrolluar për kanalet televizive gjen pamjet nga krevati i vëllait të saj.

Menjëherë ajo i tha vëllait të saj. Ky i fundit kontrolloi me imtësi dhomën ku gjeti edhe kamerën e vendosur në tavan, ndërkohë që më vonë zbuloi edhe foto e video të së dashurës së tij lakuriq që babai pervers kishte regjistruar.