.
×

Babai i ministrit të AKR-së, kishte djegur flamurin kombëtar?



Babai i Ismet Mulajt, i cili sot zyrtarisht është emrëruar ministër i Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë, e kishte djegur flamurin kombëtar gjatë pushtetit serb. Këtë për Indeksonline e kanë bërë të ditur burime të sigurta, të cilat kanë thënë se ky ishte shkaku kryesor se pse istogasit nuk e mbështetën Mulajn në zgjedhje lokale.

“Ishte babai i Ismetit, i cili në prani të shumë personave gjatë pushtetit serb, si shenjë hakmarrje e dogji flamurin kombëtar, kjo ishte arsyeja kryesora se pse djali i tij, Ismeti nuk ka aritur të marrë më shumë se 200 vota në këto zgjedhje lokale”, ka thënë një burim i sigurt për Indeksonline.

Indeksonline, poashtu merr vesh që AKR, për fushatën e Mulajt, i kishte dhënë përafërsisht 200 mijë euro, mirëpo të gjitha këto ranë në “ujë” për shkak të gjestit të babait të Ismetit.

Redaksia, ka provuar të kontaktojë me Mulajn, por që kontakti me të ka qenë i pamundur.