.
×

Babai i dëshmorit Hakif Zejnullahu thotë se Nait Hasani tradhtoi birin e tij (Video)



Sabit Zejnullahu, babai i dëshmorit Hakif Zejnullahu, thotë se e di se kush qëndron prapa vrasjes së djalit të tij dhe Zahir Pajazitit e Edmond Hoxhës, raporton KTV.

Ai bën me gisht drejt Nait Hasanit dhe Bislim Zogajt, të dy zyrtarë të lartë të Partisë Demokratike të Kosovës dhe ish pjesëtarë të UÇK’së.

Zejnullahu tash 76 vjeçar, thotë se për fjalët që thotë, mban përgjegjësi dhe rrëfen versionin e tij për ngjarjen. Pas disa aksioneve kundër forcave serbe, që kishin ndërmarrë Hakif Zejnullahu e Zahir Pajaziti me bashkëpunëtorë, aparati i atëhershëm serb, ishte vërsulur t’i gjej ata.

E babai i Hakifit, thotë se Nait Hasani dhe Bislim Zogaj, pasi që u arrestuan, ua dhanë forcave serbe të dhënat, nga të cilat pas pak ditëve vriten Hakif Zejnullahu, Zahir Pajaziti e Edmond Hoxha.

E ndërkohë, Bislim Zogaj, thotë se nuk beson që këto deklarata po i bënë babai i Hakif Zejnullahut.