.
×

Aziz Salihu: Unë e meritoj të bëhem veteran lufte



Ish-boksieri legjendar, Aziz Salihu, i cili për publikun njihet edhe si ‘Zizi’, ka kërkuar që edhe emri i tij të futet në listat e veteranëve të UÇK-së. Zizi ka thënë se në listat e veteranëve është futur çdokush.

Madje, sipas tij, futja e këngëtareve si Ilir Shaqiri e Violete Kukaj-Retkoceri, lë mundësinë që kjo listë të zgjerohet.

“Secili prej neve ka pasë pune me shkie. Dikush ka luftu kundër tyre, dikush ka këndu kundër tyre etj..Por, këtu u ba padrejtësi. Kanë mbetë jashtë njerëz që i kanë qëru hesapet fizikisht me ta”, ka deklaruar Zizi.

Salihu më tej shton se është e padrejtë që edhe ai të mos futet në listën e veteranëve.

“Marre duhet me i ardhë këtij shteti që boksierin olimpik me lanë jashtë listave. Edhe shpiunat janë ba veterana. Edhe ata që kanë pi raki me shkie janë ba. Ndërsa unë që kam rreh shkie, s’janë në gjendje me m’fut në listë”, ka përfunduar boksieri.