.
×

Azem Syla në gjendje të keqe shëndetësore, dërgohet në spital



 

Nga ora 10:00 ishte paraparë të mbahet seanca ndaj ish-deputetit Azem Syla dhe të tjerëve, të akuzuar për vepra penale që lidhen me krimin e organizuar në rastin “Toka”.

Por, ajo ende nuk ka filluar, për shkak të problemeve shëndetësore të të akuzuarit Azem Syla.

“Pasi Azem Syla është dërguar në spital në orët e hershme të mëngjesit dhe në ora 10 e 45 do t’iu informojmë se si do të vazhdohet”, ka thënë kryetari i trupit gjykues, Pekto Petkov.

Ndryshe, një ditë më parë, ish-deputetit të Kuvendit të Kosovës nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Azem Syla, i ishte vazhduar paraburgimi deri më 12 mars të këtij viti.

Këtë e kishte konfirmuar për “Betimi për Drejtësi, mbrojtësi i tij, avokati Besnik Berisha.

Përveç Azem Sylës, paraburgimi i ishte vazhduar edhe dy të akuzuarve tjerë, Ilaz Syla dhe Ljubisa Vujoviq.